Shqipëri
    |         |         |    
BSP_carnival_tutorials

Korigjues Stick CC – si ti përdorim ato?

Gjithcka qëduhet të dini rreth korrigjuesve Stick CC

Korrigjuesit Stick CC, janë mënyra më e zgjuar për të mbuluar parregullsitë e lëkurës! Si duhet ti përdorim ata? Cila është ngjyra e duhur që trajton problemin tuaj? Përgjigjet i gjeni në këtë Guidë të shkurtër! Zgjidhni korrigjuesin e saktë dhe do të ndjeni pamjen perfekte!

Korigjuesi i jeshil

Jeshilja neutralizon të kuqen, pra zgjidhni këtë ngjyrë për të mbuluar skuqjet e lëkurës, kapilarët e dukshëm, apo qeset poshtë syve.GJITHMONË aplikoni korrigjuesin nën kremin pudër. Vetëm në këtë mënyrë , do të keni rezultate të dëshirueshme!Aplikoni korrigjuesin mbi parregullsitë, dhe përhapeni njëtrajtësisht nëpërmjet gishtave.

Korrigjuesi i verdhë

Është perfekt për mbulimin e rrathëve të errët të syve. E verdha ndricon lëkurën dhe e bën atë të shkëlqejë. Aplikoni në zonën e poshtme të syrit, duke përmirësuar kështu pamjen e tyre. GJITHMONË aplikoni korrigjuesin nën kremin pudër, dhe përhapeni me shumë kujdes për rezultat më të mirë.

Korigjuesi vjollcë

Kjo nuancë neutralizon lëkurën e zbehtë, si dhe mbulon  parregullsitë dhe njollat e diellit. E bën lëkurën të duket më e shëndetshme dhe njëtrajtëson tonalitetin e saj. Sigurohu që të aplikoni para kremit pudër. Mënyra më e mirë për ta aplikuar është përdorimi i furçës apo sfungjerit.