Shqipëri
    |         |         |    
BSP_Sharapova

Beautiful Butterfly – arome pranvere!

Flutura simbolizon shperthimin e pranveres me delikatesen, elegancen dhe hijeshine e saj. Fluturat u kthyen ne nje frymezim per aromen e re AVON, e cila mund t’I jape dites suaj me teper magji– Beautiful Butterfly.

Beautiful Butterfly eshte nje arome dritheruese nga kategoria e luleve te fresketa  me nje note rrenqethese hyrese e cila zgjon shqisat tuaja ndersa buqeta e luleve qendron mbi bazën e ngrohtë duke premtuar një pranverë të vërtetë.

NOTAT SIPËRFAQËSORE                                                                     

Shpërthimi i freskët i qitros në notat e para kombinuar me notat e frutave të lëngshme si molla jeshile dhe nektarina e bardhë I japin kësaj arome shkëlqim plot gjallëri dhe energji.

NOTAT E MESIT

Pjesa qendrore me nota lulesh mahnit me aromën e lehtë dhe delikate të luleve të ëmbla nga gardenia rozë, jasemini ekzotik dhe mëllaga e agimit. Përzierja magjike e luleve drithëruese të pranverës  zbulon një feminilitet për t’u admiruar.

NOTAT BAZE

Esenca e myshkut të thatë, vaniljes kremoze dhe drurëve të verdhë, mishëron një ngrohtësi të lehtë dhe të ngrohtë marrë nga stina e bukur e pranverës  dhe dielli delikat që prek lehtësisht lëkurën.

Aroma e re nga AVON, Beautiful Butterfly, është e mbushur me energji dhe optimizëm, duke nxitur kënaqësinë e jetës ndërsa zgjon shqisat tuaja. Esenca e pranverës është mbyllur në një shishe të këndshme – mjafton ta çlirosh atë!