Shqipëri
    |         |    
BSP-Article1-C10-2018

3 këshillat e stinës së verës

 

Vera është periudha e relaksit, pushimeve dhe dëfrimit!

Por në fund mbeten vetëm 3 muaj: kështu që duhet të shfrytëzohen sa më mirë të jetë e mundur.

Përveç kënaqësisë, koha e verës shkakton dëme serioze të lëkurës, bukurisë, dhe shëndetit.

Për çfarë duhet të kujdesemi më tepër?

 Lexo këshillat dhe evito dëmet me diellin!

beauty care
  • Mungesa e mbrojtësit nga dielli

Mbrojtja ndaj diellit është një subjekt i diskutuar botërisht, duke qënë se ende shumë persona kthehen nga pushimet me djegje nga dielli. Ne dëshirojmë të kemi ngjyrë të bukur, dhe shtrihemi në shezlong pa aplikuar mbrojtës ndaj diellit, ose me faktor mbrojtës të ulët. Duhet të kemi parasysh se filtrat mbrojtës 10-20 SPF ofrojnë një mbrojtje të ulët, dhe nuk janë të duhurit për tu aplikuar në ekspozim në diell në plazhe të shteteve mesdhetare si Spanja, Shqipëria apo Greqia. Këto kremra kanë efekt vetëm pak minuta. Për këtë arsye, gjatë ditëve të para të duhet të përzgjidhni filtra mbrojtëse më të larta. Personat me lëkura të bardha dhe të ndjeshme nuk duhet të përdorin kremra me faktor më të lartë mbrojtës nga 30-50 SPF.

Këshilla jonë:

Nëse aplikoni krem me faktor mbrojtës apo krem BB, ato mund të zëvëndësojnë me sukses produktet me filtr mbrojtës kundra diellit, vetëm kujdesuni për të parë faktorin mbrojtës (zakonisht e kanë 15-20 SPF)

– Trego kujdes special për zona shumë të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit, si gjoksi, vithet. Nëse synoni nxirje më efektive atëherë aplikoni locion nxirrës me faktor mbrojtës.

– Edhe kur aplikoni krem me faktor të lartë mbrojtës mos qëndroni gjatë në diell. Ekspozimi në diell nga ora 11 e paradites deri në 3 të pasdites mund të jetë ekstremisht e rrezikshme, pasi rrezet e diellit janë shumë intensive gjatë këtij orari!

– Mos harroni pastrimin delikat të lëkurës: pasi është i rëndësishëm për rigjenerimin e plotë të saj! Gjatë pushimeve mund të merrni me vete pecetat pastruese Avon True Micellar Wipes. Ato janë pastruese efektive dhe delikate të makiazhit!

  • Aroma verore… me alkol

Gjatë verës ne joshim jo vetëm me lëkurë të nxirë por edhe me aromë.

Eshtë e këshillueshme të dimë se nuk duhet të përdorim të njëjtën aromë gjatë gjithë vitit; nëse insitoni per të patur të njëjtën mos e aplikoni direkt në lëkurë, por në rroba ose në flokë. Parfumet klasike përmbajnë alkol, në kontakt me diellin mund të irritojnë lëkurën apo të shkaktojnë çngjyrime të saj.

Për pushime, apliko spërkatës të parfumuar ose aromë standarte, apo edicione verore EDT, sepse janë të sigurta për lëkurën.

Këshilla jotë:

– Nëse dëshironi të mbani aromën tuaj, spërkateni pas dushit në flokë dhe jo direkt në lëkurë

– Gjatë verës nuk duhet të spërkateni me aroma intensive. Kur ju shkoni në plazh, xhel për dush aromatik ose locioni për trup mund të jenë mjaftueshëm.

– Kur keni lëkurë të ndjeshme, para ekspozimit ne diell mos aplikoni vajra intensive, pasi mund të irritojnë lëkurën sikurse alkoli.

 

beauty care
  • E thatë si shkretëtira

Ekspozimi në diell, shëtitjet buzëdetit janë eksperienca të këndëshme dhe nuk mund ta privoni veten. Gjithësesi nuk duhet të harroni hidratimin, dhe jo vetëm për trupin dhe fytyrën por edhe flokët. Rrezet e diellit dhe kushtet e motit mund ti dëmtojnë ato.

Lëkura e thatë nuk është vetëm jo bukur estetikisht, por kalon në një problem dermatologjik, duke palkur lëkurën paraprakisht. Plasaritjet e lëkurës shkaktojnë probleme serioze si dhe mudn të shkoktojnë edhe alergji.

Këshilla jonë:

– Sigurohu të aplikosh një locion për trupin dhe këmbët për hidratim intensiv si dhe një locion për këmbët.

– Nëse thembrat janë çarë, këshillohet pedykyri profesional para nisjes së pushimeve apo pedikyr në kushtet e shtëpisë nga vetë ju.

– Mos harroni flokët: mbani kapele, dhe siguroni aplikimin e zbutësit pas diellit apo pas lararjes në det.

– Nëse keni lëkurë të ndjeshme ndaj produkteve kozmetike, kujdesuni që të merrni me vete produkte që i keni përdorur më parë: të eksperimentosh gjatë pushimeve nuk është ide e mirë!