Shqipëri
    |         |    
BSP-2018-art3-C9-tendencat

Tendencat e veres 2018: çfare eshte ne mode?

Vera e vitit 2018 do te jete koha e rehatise, aksesoreve te kendshem dhe elegante qe do te jene gjithmone ne mode! Çfare duhet te permbaje nje garderobe moderne? Ne vume re keto!

 

Vera nuk eshte nje periudhe pretendimesh apo e limituar nga moda, por eshte kjo periudha e duhur kur mund te luajme me tendencat dhe te lejojme hijeshine tone natyrale te shkelqeje! Çfare duhet te veshim?

 

Fustane te thjeshte, aksesore mahnites

 

Stili i thjeshte dhe universal qe zbukuron pamjen e siluetes: ky eshte nje pershkrim i fustaneve veror per vitin 2018. Ngjyrat e modes kete vit jane bojeqielli, roze dhe nuanca te ndryshme te ngjyres blu. Shto aksesoret me shkelqim dhe jo shume te dukshem, ngjyra e argjendte dhe e arta jane ende ne mode, por edhe perlat do te dukeshin shume bukur gjithashtu per raste speciale.

 

Tendencat e veres se nxehte: mbaj ne qafe disa zinxhire njeheresh dhe eksperimento me stilin bohem!

 

Rehati, rehati dhe edhe nje here rehati

 

Ky eshte slogani kryesor i ketij sezoni. Zgjidh pantallonat strece teper te rehatshme me gjatesi trecerekeshe—kombinoji me nje kemishe te hapur ne pjesen e gjoksit dhe nese preferon stilin me te thjeshte mos harro te provosh hitin e ketij sezoni: pantallona Palazzo qe do te bejne te ndihesh ne stilin italian. Ato jane te pershtatshme per ne pune si edhe gjate pushimeve!

 

Moderne ne plazh

 

Zgjidh rrobat e banjos qe theksojne pjeset me te mira te trupit dhe harro parregullsite. Mbaj stilin vizualisht hollues dhe sistemin e korsese per shtrengimin e trupit qe kete vere do te kthehen ne aleatet e tu me te mire. Gjithmone mund te perdoresh tankinin universal, syzet e diellit dhe çanten e madhe me motive tropikale!

 

Çanta Vere 2018

 

Mund te çmendesh pas tyre. E arta eshte absolutisht ne mode, ashtu si kombinimi i te bardhes me te zezen dhe portofolat e vegjel ne ngjyre pastel. Flamingot dhe gjethet tropikale jane gjithashtu nje zgjedhje e mire madje edhe çantat me modele mund te perdoren gjate pushimeve ne plazh ose per takimet gjate fundjavave ne qytete te ndryshme.