Shqipëri
    |         |    
BSP_2018_article1-C09

A mund te ndryshoje parfumi jeten e nje njeriu?

A mund te ndryshoje jeten nje parfum i ri? Po, sigurisht qe mundet dhe nuk mund te perfytyrosh se ne çfare niveli. Aroma mund te jete nje mjet i fuqishem kur behet fjale per krijimin e imazhit tend. Gjithsesi, nuk duhet te genjeje por te shfaqe dhe te nxjerre me ne pah ate qe ti je ne realitet.

Aroma eshte nje nga mjetet me te fuqishme qe mund te perdoresh per te nxitur terheqjen seksuale, vetebesimin dhe sesi te tjeret te shohin ne publik, ne pune dhe ne shkolle.

 

Si funksionojne aromat?

Si funksionojne aromat

Le te fillojme me kimine dhe biologjine. Ne mund te nuhasim aromat jo vetem fale hundes (edhe pse padyshim qe eshte me e rendesishmja) por mbi te gjitha me ane te celulave te trurit dhe sistemit limbik. Si rezultat, disa aroma synojne te nxisin emocione me te forta, si positive edhe ato negative. Reagimi yne eshte thjesht instiktiv dhe instiktet me teper se edhe vete shqisat influencojne sjelljet tona. 

Edhe pse nuk e kuptojme se disa aroma na nxisin ne veprime te ndryshme gjithsesi reagimet tona shfaqen menjehere. Kjo eshte arsyeja qe kur nuhasim aromen e bukes te sapo pjekur na vjen uri, ose kur ndiejme eren e kafese na shtohet deshira per ta pire ate. Aromat na nxisin te blejme edhe te mira materiale, jo vetem ushqime.  

 

Aroma e dashurise

 

Aroma e dashurise

Deshiron te jesh me terheqese seksualisht dhe te biesh ne sy? Deshiron te dukesh me e bukur ne nje takim dhe te rrisesh mundesite e tua per nje takim te dyte? Zgjidh me zgjuarsi aromen tende. Disa parfume do te bejne te dukesh me e distancuar, ndersa disa te tjera thjeshte te kunderten. Nese ke mungese njohurie ne kete fushe mund te ndikosh negativosht ne menyre te pandergjegjshme duke nxitur te tjeret tju qendrojne larg ne vend qe t’i afrosh ato pas vetes!

Çfare arome duhet te perdoresh per te permiresuar aftesine tende terheqese seksuale apo fizike? Cilat aroma jane me joshese? Aromat qe kane nje ndikim te fuqishem mbi meshkujt jane ato me nota myshku, vanilje, jasemini dhe qitro. Eshte interesant fakti qe meshkujt kane preferenca te ndryshme ne varesi te moshes se tyre dhe deshirave personale. Meshkujt e rinj, nen moshen 25 vjec, preferojne aromat e lehta me teper me baze qitro dhe lulesh sesa ato me myshk.

 

Keshilla jone per nje takim joshes:

Avon LUCK Limitless, Avon Attraction, Premiere Luxe, TTA Today, Viva la Vita.

  

Aromat qe rrisin vetebesimin

 

Edhe nese je ekstremisht efikas, i fuqishem dhe me vetebesim te natyrshem, ndonjehere kur perballesh me sfida te rendesishme deshiron te permiresosh imazhin tend. Nese ke mungese kurajoje, kjo metode eshte akoma me e pelqyeshme.

E rendesishme eshte te mos harrosh qe aroma eshte nje mjet i fuqishem qe mund te demtoje perpjekjet e tua per te transmetuar karakterin tend. Nese deshiron te shfaqesh fuqine, serozitetin dhe profesionalizmin tend, zgjidh nje arome te fresket me nota druri dhe nje sperkatje transaparente (por jo te embel) me aroma lulesh. Parfumet e renda, orientale mund te perdoren ne raste te tjera – keshillon Marta Siembab, ‘’nuhatese’’ profesionale.

Nuk keshillohet gjithsesi te perdoret aroma e embel nese deshiron te dukesh e fuqishme dhe serioze. Aromat e lehta me nota lulesh si poeni, manjola ose zambaku i lendinave do tju bejne te ndjeni me te reja, por gjithashtu te brishta dhe te buta, gje qe mund te krijoje disa probleme nese deshiron te vendosesh kufinj apo te shfaqesh karakterin tend te forte ne sfidat e profesionit.

 

Keshilla jone per te perditshmen ne pune:

Perceive, Eve Elegance, Avon Attraction, Treselle, Little Black Dress, Avon Pure

 

Si te perdoresh parfumet pa kursyer fuqine e tyre?

 

  1. Tregohu e moderuar: re e forte arome qe mbetet pas nuk eshte nje ide e mire
  2. Tregohu e ndjeshme: jo çdo arome pershtatet me çdo rast
  3. Tregohu e ndergjegjshme: mendo se cfare tregon aroma per ty dhe mesazhi qe percjell
  4. Tregohu e vertete: aromat qe nuk pershtaten me karakterin tend nuk transmetojne efektin e deshiruar perkundrazi corientojne