Shqipëri
    |         |         |    
BSP_winter_skin_care

Si ta mbani gjatë ngjyrën e flokëve?

A i lyeni flokët tuaj? Ngjyra zakonisht duket e bukur menjëherë pas lyerjes, por me kalimin e kohës humbet shkëlqimin dhe fillon të venitet – a është ky rasti juaj? Po ndajmë me ju disa këshilla se si të bëni që ngjyra juaj të zgjasë me teper dhe të shijoni pamjen tuaj!Lyerja e flokëve është kthyer në një rutinë të zakonshme për disa nga ne. Ai është një proces modern për secilën prej nesh. Substancat natyale, të cilat theksojnë apo ndryshojnë ngjyrën e flokëve janë përdorur që prej kohëve të hershme.Efektet ishin të zakonshme dhe nuk zgjasnin shumë. Në ditët e sotme, ku përzgjedhjet e bojrave apo shampove me ngjyrë janë pa limit, ne përgjedhim nëse duam një ndryshim të  përhershëm ose të përkohshëm, i cili venitet që pas larjes së parë.Femrat që zgjedhin ngjyrim të përkohshëm gjithmonë ankohen se ngjyra largohet menjëherë  dhe pas rreth 3-6 javëve vërehet dehidratimi i flokëve. Si ta zgjidhim atë?Zgjidh ditët e duhura!Fatkeqësisht, jo çdo ngjyrë e flokëve është e kënaqshme në sigurimin e nuancës së duhur të ngjyrës. Nëse kujdeseni për mbajtjen e intensitetit të plotë të ngjyrës së flokëve, mos zgjidhni produktet aksidentale: ju rrezikoni të dëmtoni flokët dhe cilësinë e tyre. Ndryshimi i ngjyrës, sidomos radikalisht, është gjithmonë një proces i rrezikshëm. Nuk duhet të kryhet shumë shpesh, dhe cilësia e ulët e produktit nënkupton nevojën e përsëritjes së shpeshtë të të gjithë procedurës. Kjo nuk është e dobishme dhe nuk vlen për ju as për flokët tuaj.Këshilla jonë: Provo teknikën e lyerjes së flokëve me linjën Advanced Techniques– kjo teknikë siguron efekt boje intensive që e bën ngjyrën të zgjasë më tepër!Mos i lani shpesh flokët!Uji dhe shampo janë një faktor që ndikojnë në venitjen e ngjyrës. Disa parukiere këshillojnë mos larjen e flokëve pas ngjyrimit të tyre nga 24-36 orë. Kjo i lejon pigmentet të lidhen mirë me strukturën e flokëve duke e bërë nuancën të zgjasë. Nëse keni flokë të yndyrshëm dhe kërkoni larjen e shpeshtë, kufizoni rutinën tuaj të larjes në 2-3 herë në javë. Rifresko flokët duke përdorur shampon e thatë. Përdorimi i produkteve të fortë për stilimin e flokëve, të tilla si spërkatës për flokët ose shkumat duhen evituar. Pas aplikimit të produkteve të tilla ju do të duhet të lani flokët tuaj, dhe ti stiloni ato përsëri, edhe krehja bëhet më e vështirë.Përdor produkte kozmetike që mbrojnë ngjyrën e flokëve.Rreth 30-50 vite më parë flokët natyrale ishin në modë: kamomili për flokët biondë dhe rrëshira për flokët kafe ishin mënyrat e vetme për ngjyrimin e tyre. Fatmirësisht sot nuk duhen kaq shumë sakrifica bukurie.Pas ngjyrimit të flokëve, ide shumë e mire është përdorimi i produkteve përkujdesëse për flokë të lyer si Advance Techniques Violet për flokë biondë ose trajtues me spërkatje i cili mund të aplikohet në të gjitha ngjyrat e flokëve!Këto produkte përbajnë përbërës që luftojnë në mënyrë aktive humbjen e ngjyrës dhe e mbajnë më gjatë atë. Për rezultate më të dukshme përdoni shampo dhe zbutës nga e njëjta linjë.Evitoni Temperaturat EkstremeFaktorë të rëndësishëm që ndikojnë në zbehjen e ngjyrës janë faktorët atmosferikë dhe  mënyra e stilimit të flokëve. Nëse dëshironi të mbani sa më gjatë ngjyrën mos i ekspozoni flokët në temperatura ekstreme si dhe në rrezet e diellit.I ftohti, era, tharja e flokëve me tharëse apo përdorimi i piastrës nuk janë të favorshme nëse përpiqeni të shijoni efektet e ngjyrosjes së flokëve për një kohë më të gjatë. Mbani një kapuç në dimër dhe kapele gjatë verës. Ju do të ndiheni me stil, dhe flokët tuaj do të mbeten të bukur për më gjatë.