Shqipëri
    |         |    
Ти си повеќе од пријател... ти си ми сѐ! | AVON Македонија

Parfum si dhurate? - Si ta zgjedh?

Femrat i dashurojne parfumet dhe parfumet i dashurojne femrat! Nuk ka asgje me sensuale sesa nje parfum i pershtatur mire me lekuren. Gjithsesi, parfumet shpeshhere mund te jene nje zgjedhje e veshtire per t’u dhuruar. Si te zgjedhesh parfumin e duhur si nje Dhurate?

 

Ndryshe nga ngjyrat ose tendencat e modes, aromat ose jane te adhuruara pa kushte ose shihen si te bezdisshme dhe te padurueshme. Ndersa bizhute ose nje liber mund te perkufizohet si i pelqyeshem/ pak/ ose aspak, parfumet perdoren deri ne piken e fundit ose mbeten aty te harruar.

 

Gjithsesi, aromat kane nje fuqi te mbinatyrshme dhe ndjellin emocione te pafund. Per kete arsye, nese je duke kerkuar nje Dhurate te sofistikuar, mos u dekurajo nga dyshimet fillestare, por perpiqu te besh zgjedhjen e aromes se duhur.  

 

Si ta besh kete?

 

  1. Njihu me preferencat e personit qe do t’ia dhurosh!

 

Nese e ke njohur kete person per nje kohe te gjate, padyshim qe zgjedhja e dhurates eshte me e thjeshte. Çfare ka rendesi nuk eshte vetem perberja e aromes, por edhe personaliteti karakteristikat e tij/saj si edhe menyra e jeteses.

 

Nese personi eshte nje vajze e re, tip sportive qe adhuron palestren dhe vesh kryesisht atlete dhe veshje pambuku masa te medha, eshte mire te mos zgjidhet nje arome e rende dhe e forte qe do te kombinonte me shume me nje fustan mbremje.

 

E njejta gje vlen edhe anasjelltas: femrat qe preferojne klasiken, cilesine e mire te cohave apo elegancen ndoshta nuk do ta pelqenin nje arome sportive, me nota energjike te menjehershme.

 

Ky eshte rregulli baze qe funksionon ne pjesen me te madhe te rasteve!

 

  1. Shih paketimin ose shishen

 

Nese deshiron te jesh e sigurte se dhurata do te godase, shih me vemendje produktet kozmetike te personit qe do t’i besh nje dhurate, dhe kushtoji vemendje shisheve te parfumit qe perdor aktualisht. Ky eshte nje sekret i vogel – sepse menjehere kupton se cilat jane preferencat e aromave te personit.

 

Parfumieret shpesh ndjekin kritere te caktuara kur kombinojne shishet e parfumit me permbajtjen e tyre, ndaj nuancat e errata si (vjollce, te zeza, jeshile e erret, dhe e kuqerremta)  zakonisht mbajne aroma intensive, me nota te renda.  Shishet e lehta, me ngjyra transparente nenkuptojne nje arome me nota te lehta, te fresketa, ndersa roze pastel ose nuancat portokalli I referohen zakonisht aromave te embla me aroma te qarta lulesh.

 

Nese do te shihje llojet e pafumit qe aktualisht perdor personi atehere do ta kishe me te lehte te zgjidhje aromen e duhur per t’ia dhuruar.

 

 

 

  1. Mendo ne menyre praktike!

 

Perfumet, ashtu si edhe veshjet, mbahen edhe per raste te veçanta dhe kombinohen ne varesi te kohes, dites ose sezonit: siç nuk mbahen gjithmone kanotjeret e trasha ose si nuk mund te mbajme veshur ne mengjes fustanin e mbremjes.

 

Nese je duke zgjedhur parfumet per nje person te dashur ose nje mikeshe, mendo per momentin qe do ta mbaje. A do te ishte shume i rende dhe intensiv per ne pune? A do te kombinohej mire ne rastin e nje takimi?

 

Kur zgjedhim nje arome, eshte mire te konsiderohet edhe fakti se çfare i mungon nje personi!? Aromat influencojne edhe mireqenien tone: ato rrisin vetevleresimin, sensualitetin, ose nxisin energjine tone. 

 

Mos harro, “Jeta eshte nje koleksion momentesh’’ – shume prej tyre ia vlejne te kujtohen, dhe akoma me shume kur shoqerohen nga nje arome e kendshme, si te ishte nje deshire e bukur.

 

Vlereso mesazhin qe deshiron te percjellesh ne shishen e parfumit dhe me pas… vepro!

 

KESHILLA JONE: Nese ende nuk je e bindur, shih aromat tona te reja nga koleksioni EVE. Alluring, Confience dhe Elegance (vjen se shpejti) jane 3 aroma qe padyshim i pershtaten shijes se çdo femre. Nuhat dhe zgjidh – sukses i garantuar!