Shqipëri
    |         |         |    
Ти си повеќе од пријател... ти си ми сѐ! | AVON Македонија

Këshilla makiazhi për njerëzit që mbajnë syze optike!

Mban syze optike dhe nuk di se çfarë makiazhi mund të bësh për të theksuar bukurinë tënde? Ose ndoshta mendon se asgjë nuk bie në sy përveç syzeve, dhe nuk ia vlen të bësh makiazh të bukur? Këtë fraza janë shumë larg të vërtetës! Ne kemi disa sugjerime!

 

Makiazhi për njerëzit që mbajnë syze është i rëndësishëm: I bërë ashtu siç duhet thekson bukurinë natyrale të syve, ndërsa i pakujdesshëm dhe duke mos ndjekur rregullat thelbësore të makiazhit, ai thekson parregullsitë dhe minimizon avantazhet e një vështrimi të bukur.

 

Makiazhi i femrave që mbajnë syze optike miopie ndryshon nga ai i hiperoptikeve.

 

Çfarë duhet të keni parasysh?

 

Makiazhi për femrat që mbajnë syze optike: miopia

 

Syzet që trajtojnë shikimin miopik zvogëlojnë dukshëm formën e syrit.

 

Kjo nënkupton që makiazhi duhet të jetë më pak i dukshëm, dhe nëse vendosni të theksoni sytë ose të keni makiazh efekt ‘’smokey eyes’’, duhet të reduktoni vizualisht akoma më shumë masën e syve.

 

Vetëm nëse sytë tuaj janë të mëdhenj, nuk duhet marrë një rrezik I tillë. Nëse syzet optike  vizualisht zvogëlojnë masën e syve tuaj, provoni këshillat mëposhtë:

 

  • Aplikoni efektin e thjeshtë ‘’smoky eye’’ por evitoni kontrastet me ngjyra të forta; nëse preferoni zgjidhni nuancat e lehta dhe mesatare të paletës
  • Aplikoni korrigjuesin dhe theksuesin poshtë syve
  • Theksoni cepin e brendshëm të syrit dhe vetullat
  • Aplikoni theksues ose nuance në ngjyrën më të lehtë poshtë vetullës – ky është sekreti I duhur për të zmadhuar formën e syrit.
  • Përdorni maskarën që mbulon tërësisht qerpikët. Efekti nuk do të jetë shumë I dukshëm poshtë syzeve.

 

Këshilla jonë: Ti mund të ndryshosh makiazhin me një të kuq të ndezur. Sigurohu që ai kombinon me ngjyrën e kornizave të syzeve të tua optike.

 

Makiazhi për femrat që mbajnë syze optike: hiperopia

 

Syzet optike që trajtojnë hiperopinë theksojnë sytë dhe I japin atyre pamje më të zmadhuar, por gjithashtu ato mund të tregojnë ndonjë parregullsi makiazhi. Nëse nuk je e mire në vijëzimet me penel më mire mos e bëj fare, ose fshij vijëzimet me furçë në mënyrë që parregullsitë të mos marrin vëmendjen.

 

Çfarë vlen për t’u përmendur tjetër?

  • Makiazhi me ngjyra të theksuara fort kur kombinohet me syzet hiperopike mund të krijojë një efekt të ekzagjeruar komik: sepse sytë bëhen qendra e fytyrës
  • Për një pamje më elegante dhe natyrale, përdor një laps të errët: aplikoje mbi qepalla dhe në vijën e brendshme të syrit. Mos harro vijën e qerpikëve!
  • Nëse dëshiron një makiazh praktik, të thjeshtë përdor laps gri ose të artë
  • Aplikoni me kujdes maskarën mbi qerpikë; nëse nuk dëshironi një efekt shumë të theksuar, mos përdor maskarën me efekt XXL.

 

 

Makiazhi për njerëzit me syze optike: mendime të përgjithshme

 

Makiazhi poshtë syzeve mund edhe të fshihet, veçanërisht në zonën ku takohet me skeletin. Dëmtime të tilla mekanike janë natyrale, dhe natyrisht që mund të keni përjetuar situata të tilla gjatë ditës. Nëse jeni në kërkim të një pamje pa asnjë parregullsi aplikoni makiazhin bazë, para kremit pudër dhe pudrës, veçanërisht në vendet kur syzet prekin lëkurën.

 

Shpeshherë njerëzit me syze hiperoptike ankohen për sytë që iu duken më të dale. Nuancat lejla në fakt dështojnë në dhënien e një efekti të hijshëm. Për këtë arsye përdorni një korrigjues kur mbani syze! Edhe nëse nuk mbani një makiazh të sofistikuar çdo ditë, rekomandohet të korrigjoni zonat problematike dhe të aplikoni pudrën mbi të në mënyrë që efekti të jetë më i gjatë.

 

Vetullat marrin më tepër vëmendje tek personat që mbajnë syze optike ndaj sigurohu që ato të jenë të rregullta dhe të theksuara siç duhet!