Shqipëri
    |         |         |    
Ти си повеќе од пријател... ти си ми сѐ! | AVON Македонија

Premtimet për një Vit të Ri: nuk bëj premtime!

Mendoj se kemi një problem me premtimet: zakonisht çdo vit ato janë të njëjta. Përse dështojmë në mbajtjen e premtimeve që i bëjmë vetes dhe çfarë mund të bëjmë për këtë?

Unë do të humbas peshë, do të filloj të përdor më tepër makiazh, do të kujdesem më shumë për veten, do filloj të mësoj një gjuhë të huaj të re, të gjej një partner dhe në fund të filloj palestrën … A e keni të dëgjuar  ndonjërën prej tyre?

Vendimet e Vitit të Ri tingëllojnë si një ndërgjegje me faj, sepse zakonisht ne dështojmë në mbajtjen e tyre. Mos ndoshta do të ishte më mire të mos mendonim fare për to? Çfarë mund të bëjmë për të patur sukses?

Le të hetojmë pak më tepër rreth kësaj teme!

Përse premtimet e Vitit e Ri nuk mbahen kurrë?

Arsyeja e parë është periudha e veçantë e vitit, e cila ndryshe nga sa ne besojmë, nuk është aspak e favorshme për të bërë premtime. Gjatë periudhës pas Krishtlindjeve, me borxhet e reja, ndërsa jemi të lodhur nga dimri dhe vuajmë nga mungesa e diellit, rrallëherë jemi në formën tonë më të mirë.

Duke shtuar edhe sfidat në një gjendje të tillë, nuk kemi rritje të motivimit por ndihemi më shumë të mbingarkuar ose si të mpirë.

Në shumë raste premtimet tona nuk vijnë nga ndonjë nevojë urgjente e brendshme për ndryshim, por sepse ne ndjejmë se kjo është mënyra sesi ne DUHET të sillemi. Kushdo e bën këtë, ndaj duhet ta bëj edhe unë – mendojmë ne zakonisht.

Kjo nuk është një ide e mirë, sepse zakonisht premtime të tilla përfundojnë në dështime të hidhura, dhe ky nuk quhet motivim i mirë.

Çfarë ndodh nëse nuk bëjmë premtime për Vitin e RI?

Nëse kjo është mënyra sesi ndihesh, dhe lexon me çlirim për zakonin e mos bërjes së premtimeve për Vitin e Ri – uro veten për kurajon që ke për të shkuar kundra rrymës, por mos merr vendime për këtë!

Periudha e Festave të fundvitit është koha më e mirë për një përmbledhje të vogël të sukseseve dhe dështimeve, një kohë për të menduar se për çfarë kemi nevojë, çfarë janë ëndrrat tona dhe se çfarë ka vërtetë vlerë për ne!

Cilat fusha të jetës shkojnë ashtu si duam dhe cilat kanë nevojë për t’u përmirësuar? Nuk është për të demoralizim apo shqetësim por krejt e kundërta. Vlerësoni veten dhe arritjet tuaja, pavarësisht sa të vogla duken ato, dhe shikoni pjesën tjetër me objektivitet.

Është mirë, të paktën një herë në kaq kohë, të përqendroheni më shumë tek lumturia, në vend të problemeve.

 

Si mund të bëjmë premtime që mund t’i mbajmë?

Çfarë ndodh nëse përmbledhja e vitit na provon se kemi dëshirë për disa ndryshime? Atëherë le të ndryshojmë! Është mjaft e rëndësishme të planifikojmë me qetësi dhe jo të kërkojmë më tepër se ç’mundemi nga vetja. Qëllimi duhet të na motivojë dhe të duket i arritshëm, jo frikësues.

Nëse keni vendosur të kujdeseni për veten, filloni me gjërat e vogla. Blini një të kuq buzësh në ngjyrën e dëshiruar dhe përdoreni atë çdo ditë. Ndryshoni portofolion, dhe thuajini lamtumrë pulovrës ngjyrë të mërzitshme gri. Lyeni thonjtë dhe të paktën një herë në javë bëni një trajtim SPA në kushtet e shtëpisë duke u ndjerë si mbretëreshë. Kjo gjë nuk kërkon shumë përpjekje, vetëm pak vetëdisiplinim dhe vendosmëri në ndjekjen e planeve tuaja.

Nëse dëshironi të humbisni peshë ose të filloni të ushtroheni rregullisht, vlerësoni dhe motivoni veten për përpjekjet tuaja. Mos shikoni edhe sa ju ka mbetur por sesa keni arritur çdo ditë.

Ti ia dole, dhe kjo ka më tepër rëndësi! Pjesa tjetër vjen me kohën – dhe koha ecën gjithsesi.

Një përqasje e tillë mund të të ndihmojë të ndjekësh dhe të arrish suksesin. Ju urojmë shumë fat!