Shqipëri
    |         |         |    
Ти си повеќе од пријател... ти си ми сѐ! | AVON Македонија

Vaji i Arrës së Kokosit – përkujdesi mbrojtës për trupin tuaj këtë dimër!

Vaji i arrës së kokosit është i njohur jo vetëm si një përbërës efikas në kuzhinë, por edhe si një përbërës i rëndësishëm në kozmetikë. Ne e adhurojmë aromën e tij të mrekullueshme, cilësinë hidratuese dhe ushqyese natyrore që përthithet lehtësisht nga lëkura. Pse produktet me vaj kokosi janë produkte kozmetike perfekte për dimër?

Kushte të tilla si nxehtësia, ngrica ose ajri i thatë janë faktorë që ndikojnë ndjeshëm në gjendjen e lëkurës sonë. Zakonisht kjo gjendje rëndohet akoma më shumë në dimër, kur lëkura është e ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta dhe erës ose kur kalojmë shumë kohë në ambjente të mbyllura me ngrohje, ku ajri është shumë i thatë. Lëkura, në kushte të tilla dehidratimi humb vitalitetin e saj, bëhet e zbehtë dhe në raste ekstreme edhe mund të lëshohet.

 

Si ta parandalojmë këtë?

 

Vaji i Kokosit është një zgjidhje për të gjitha problemet! Gratë aziatike dhe banorët e rajoneve më të ngrohta, ku palmat e kokosit janë një element tipik i natyrës, kanë njohur vajin e kokosit prej shekujsh. Ky vaj, përdoret në kuzhinë, por edhe si produkt kozmetik për kujdesin e fytyrës dhe trupit. Gratë në Indi e përdorin atë për flokët, fytyrën dhe si krem për duart. I kombinuar me përbërës të tjerë, ai mund të shërbejë edhe si një maskë fytyre.

 

Pse është kaq i larmishëm vaji i kokosit? Ai funksionon për shkak të karakteristikave të pabesueshme të vetë frutit të arrës së kokosit. Ai përmban vitamina si B1, B2, B3, B6, C, E, si dhe acid folik, kalium, kalcium, magnez, hekur, fosfor dhe zink.

 

Popullariteti i këtij produkti rritet me një ritëm të përshpejtuar, kështu që është bërë një përbërës shumë i dobishëm në shumë produkte kozmetike. Produkte të tilla janë edhe më të mira se vaji origjinal, pasi ato bashkojnë cilësitë e shumë substancave, kanë efekt më të gjatë dhe nuk lënë ndjesi yndyrore, gjë që është problem për shumë përdorues.

 

Si të përdorim në kozmetikë vajin e kokosit? Linja jonë Avon Care me vaj kokosi përfshin produkte si: krem për fytyrën, xhel për dush, krem shumëfunksional dhe krem për duart. Secili nga këto produkte kozmetike mund të përdoret si një produkt i veçantë, por efekti mbi lëkurë është akoma më i madh kur përdoren së bashku.

Kush duhet të përdorë linjën me vaj kokosi?

Kjo linjë mund të përdoret nga të gjithë! Përkujdesi i lëkurës me vajin e arrës së kokosit mund të përdoret nga të gjitha moshat dhe gjinitë.

 

Si funksionon linja Avon Care me vajin e kokosit? Në thelb, produktet kozmetike me vaj kokosi hidratojnë dhe ushqejnë lëkurën, duke e bërë të lëmuar dhe të butë për t'u prekur. Kremi për fytyrën përthithet menjëherë, duke qënë i përshtatshëm si bazë për makiazhin. Vaji i kokosit në xhelin për dush mbron lëkurën nga thatësia dhe e përgatit trupin për trajtimet e përkujdesit..

 

Nëse doni të ushqeni duart tuaja me kremin me vaj kokosi, aplikoni një shtresë të trashë formule dhe vendosini duart në një peshqir të ngrohtë, në mënyrë që nxehtësia e lëkurës të përthithë lëndën ushqyese. Kënaqësi e garantuar!