Shqipëri
    |         |    
Ти си повеќе од пријател... ти си ми сѐ! | AVON Македонија

3 mënyra efektive për lëkurë të shëndetshme

Të gjithë dëshirojmë të kemi lëkurë të re dhe të shëndetshme, fizik energjik dhe mendje të mprehtë sa me gjatë.  Ne nuk e ndalojmë kohën, po ekzistojnë disa mënyra të provuara për t’ja arritur qëllimit! Lexoni dhe provoni!

Lëkura fillon shenjat e moshës në të 20-tat e saj. Natyrisht, ky proces fillon ngadalë dhe është vështirë të vërehet në fillim, por shpejton me kalimin e kohës. Jo vetëm koha është armik, por stresi, duahnpirja dhe dieta e ngopur me sheqer janë disa faktorë që e përkeqësojnë atë. Për fat të keq, ekspozimi i diellit (sidomos nëse ai teprohet) dhe ajri i ndotur nuk ndihmojnë.

Ne nuk jemi në gjendje të eliminojmë të gjitha situatat e vështira dhe vetëm disa prej nesh mund të lejojnë që qyteti i ndotur të shndërrohet në një vend me ujë dhe ajër të pastër ...

Çfarë tjetër mund të bëjmë?

Kujdesi për dietën ushqimore dhe aktiviteti sportiv!

Pamja e lëkurës tonë varet jo vetëm nga genet e trashëguara apo mjedisi, por edhe nga aktiviteti ynë. Nëse dëshironi një pamje rinore dhe të bukur, ju duhet ta fitoni atë! Nga vitet tona të para përkujdesemi që të kemi një lëkurë të mirëmbajtur në moshën 40 ose 50 vjeç. Plakja mund të vonohet me një dietë të përshtatshme, aktivitet sportiv, duke shmangur faktorët jofavorizues dhe duke mbajtur regjim ditor përkujdesës.

Çfarë favorizon prodhimin dhe mirëmbajtjen e niveleve të duhur të kolagjenit dhe acidit hialuronik, i cili e bën lëkurën e shëndetshme dhe të fortë?

Ushqimi i pasur me vitaminë C - Kur niveli i vitaminës C në trup është i ulët, rigjenerimi i fibrave të kolagjenit ndalon. Kjo vitaminë e zakonshme mund të gjendet kryesisht në perime dhe fruta si: lakra, portokalli dhe domate.

Sport - Aktiviteti fizik rrit qarkullimin e gjakut dhe furnizon me oksigjen qelizat tona. Si rezultat, ato nxiten për një aktivitet më dinamik. Studimet dëshmojnë se: njerëzit që merren me aktivitet sportiv kanë pamje rinore dhe të shëndetshëm për më gjatë. Zgjidhni aktivitetin tuaj të preferuar dhe bëjeni pjesë të rutinës tuaj të përditshme!

Reduktimi i sheqerit – Ai është armiku jo vetëm i pamjes tonë, por edhe i bukurisë së lëkurës sonë.

Zgjidhni ritualin e duhur përkujdesës

Largimi i makiazhit dhe kremrat e përshtatshëm sipas nevojave specifike të lëkurës janë bazat e kujdesit të duhur. Zgjidhni kremin e duhur pasi çdo lëkurë ka nevoja të ndryshme. Nëse luftoni me probleme specifike, zgjidhni produkte të përshtatshme. Mos harroni! Çfarë bëjmë çdo ditë ka më shumë ndikim sesa trajtimet e rastit! Është shumë e rekomandueshme mbajtja e një regjimi ditor përkujdesës për një lëkurë të shëndetshme!

Mos harroni! Pastrimi i thellë me acid glycolic është shumë efikas, por pas aplikimit të produktit duhet të jenë të kujdesshëm për të mos ekspozoni lëkurën në diell për disa kohë!

Sfida!

Nëse lëkura fillon të humbasë eleasticietin e saj, aplikoni serumin dhe kremin duke e masazhuar mbi lëkurë. Lëvizjet duhet të kryhen nga poshtë lart (në krah të kundërt me forcën e rëndesës) aplikoni në faqe, mjekër, dhe pjesën tjetër të fytyrës. Një masazh i tillë rrit qarkullimin e gjakut dhe përmirëson përthithjen e produktit nga lëkura!

Përdorimi i një produkti shumë efektiv!

Një here në javë, apo sa here që e ndjeni lëkurën të lodhur dhe të stresuar aplikoni një maskë fytyre. Nëse nuk keni shumë kohë në dispozicion gjeni zgjidhje të përshatshme, provo Maskën e Fyrës ANEW.

Përmban retinol, i cili nxit prodhimin e acidit natyror hialuronik në epidermë, dhe siguron lëkurë të përsosur dhe të rifreskuar në vetëm 15 minuta.

Ky produkt është ideal në raste emergjente. A keni përjetuar netë pa gjumë, gjendje jo të mirë, vështirësi në punë, apo një fluturim të gjatë që ju ka lodhur shumë? Përkujdesje rigjeneruese në 15 minuta me Maskën e Fyrës ANEW.

Shijojeni pamjen tuaj të bukur!