Shqipëri
    |         |    
Ти си повеќе од пријател... ти си ми сѐ! | AVON Македонија

Shprehni emocionet tuaja me Eve Duet

Aroma e parë me dy anë Avon për kombinime aromash pafund

Aktorja e Hollivudit Eva Mendes është imazhi i aromës me notat shkëlqyese të luleve frutore dhe drurore për kombinime intriguese.

Nëse zgjedhja jonë e veshjeve reflekton gjendjet tona emocionale çdo mëngjes, pse të mos e shprehim veten përmes një arome? Kaq shumë aspekte të bukura, intriguese, që ndryshojnë herë  pas here dhe janë elemente të personalitetit femëror, një aromë e vetme mund të mos reflektojë ato. Avon feston shumëdimensionalitetin e femrave bashkëkohore duke nisur me Eve Duet:

E para aromë me dy anë. Të dyja të dizajnuara në harmoni të përsosur, të mbahen individualisht ose kombinohen së bashku për të krijuar mundësi të pafundme aromash. Nga një aromë që nxit entuziazmin duek e bërë më sensuale dhe magjepsëse, Eve Duet ju çon në një udhëtim të bukur eksperimental, duke iu përshtatur dhe emocioneve femërore.

Për të personifikuar shumë anë të ndryshme të Eve Duet, Avon shpall aktoren Eva Mendes si imazhin e aromës. Eva është një femër e talentuar, e bukur, dhe moderne. Ajo është nënë e dy fëmijëve, modele dhe sipërmarrëse e suksesshme. Ajo rezaton me personalitetin e saj të mençur, të guximshëm dhe të shndritshëm.

"Është me të vërtetë një nder për të bashkëpunuar me një kompani që ka kuptuar dhe respektuar gratë për kaq shumë vite. Është kënaqësi të krijoj dhe eksperimentoj me pamje të ndryshme, që të jem në gjendje të shpreh vetveten lirisht dhe individualitetin tim përmes aromës. Aromat luajnë një rol të madh në jetën time dhe më pëlqen të provoj me kombinime të ndryshme të Sensuales dhe Shkëlqyeses për të reflektuar gjendjet e mia që ndryshojnë ", thotë Eva.

"Ne nuk mund të ishim më të kënaqur që Eva të ishte si fytyra e Eve Duet, pasi ajo mishëron gjithçka që qëndron Avon. Ne jemi shumë krenarë të bëjmë bashkëpunim me një femër kaq të talentuar dhe të frymëzuar që të përfaqësojë aromën tonë më rë re", shprehet drejtori i marketingut të markës Eva, Rebecca Pollard.

Një bashkë-punim me parfumerin kryesor I IFF Jean-Marc Chaillon, aroma e paharrueshme e Eve Duet ka nota të përbashkëta që shkojnë në harmoni të përsosur - një zambak ekzotik nga Amazon, i cili lulëzon vetëm 3 ditë në vit. Zambaku transformon ngjyrën dhe aromën nga agimi në muzg duke mishëruar gjendjet e ndryshueshme emocioanle të femrave, që është pjesë kryesore e aromës së Duetit të Eve. "Partneriteti me Avon dhe duke pasur parasysh respektin dhe njohurinë e thellë të kompanisë për konsumatoret e tyre femra, ne kemi ardhur së bashku për të krijuar diçka unike ", thekson Jean-Marc Chaillon.

 

 

SHKËLQYESE

 

Kategoria e Luleve Frutore

Tërheqëse, Shkëlqyese e Sigurtë.

Notat Kryesore: i gëzuar dhe shpërthyes, me notat e Qitros se lëngshme, Clementines dhe mollës e celur, të cilat vijnë si një kombinim tërheqës.

Notat e Mesit: zambaku i luginës bën pjesë në notat e mesit, e cila i shton tonet shkëlqyese aromës. Përzier me Jasmine Absolute dhe Peony, e bën aromën më shpërthyese.

Notat Bazë: Ngrohtësia e qelibarit të artë që sa vjen e shtohet duke u kombinuar me notat e drurëve biondë e bëjë aromën më elegante.

 

SENSUALE

Kategoria e Drurëve Frutorë

Tërheqëse, Sharmante, e Parrezistueshme

 

Notat Kryesore: Përzerje Luksoze e Bergamot dhe kumbullës së egër. Notat pikante të piperit të kuq i shtojnë shijen provokuese dhe misterioze.

Notat e Mesit: Zmabaku i çelulr i luginës, i shton notat joshëse kësaj arome. i rrethuar nga një buqetë jasemini shpërthyes të natës dhe trendafili duke i ndezur pasionin misterioz.

Notat Bazë: Tërheqje luksoze nga notat e Myshkut dhe Paralinës e kombinuar me esencën hipnotizuese të Patchulit si një tërheqje e parrezistueshme.

Mikso dhe kombino!