Shqipëri
    |         |         |    
BSP_winter_skin_care

5 gabimet me te zakonshme qe bejme kur perdorim kremrat kundra diellit

Perdor produkte kundra diellit dhe e mbron fytyren me kapele kur je ne plazh – a mendon se eshte e mjaftueshme per rrezet e demshme te diellit? Shih nese ben te njejtat gabime

Kremi kundra diellit aplikuar ne fytyre eshte nje domosdoshmeri, por per te patur nje mbrojtje te mire nga dielli duhet te besh shume me teper. Ti nuk deshiron te kesh njolla nga dielli, te luftosh me cngjyrosjet ose plakjen e pershpjetuar te lekures! Mbrojtja e papershtatshme mund te jete e veshtire per t’u ndrequr, per te mos permendur disa nga pasojat me te renda te saj.

 

Kremi nuk eshte i mjaftueshem, mbroje veten me rroba!

Nuk eshte aspak e rastesishme qe njerezit qe jetojne ne vende shume te nxehta mbulojne trupin e tyre me rroba te gjata dhe evitojne daljet nga shtepia rreth ores se drekes. Pushimi i pasdrekes ose siç njihet ndryshe si ‘’siesta’’ eshte nje ide e shendetshme per mbrojtjen e lekures! Kemishat me menge te gjata me material te holle jane tek ‘’duhet t’I kem’’ per ditet e nxehta. Kremi nuk eshte i mjaftueshem! Nese deri tani keni arritur te kenaqeni ne plazh gjate pushimeve, eshte koha e duhur t’i lini keto zakone. Banjot e diellit dhe ekspozimi per nje kohe te gjate ne diell, jane nje gabim i madh.

 

A zgjedh produkte me filter mbrojtes UVB? Kjo nuk eshte e mjaftueshme! Kemi gjithashtu nevoje per mbrojtje nga rrezet UVA!

A i neglizhon etiketat mbi kremrat e diellit  duke I kushtuar me teper vemendje faktorit mbrojtes se kremit nga rrezet UVB? Padyshim, kjo nuk eshte e mjaftueshme. Sigurisht, rrezet UVB jane pergjegjese per djegiet e lekures nga dielli, ndaj kremi eshte minimumi i mbrojtjes qe mund te kesh, qe te mos perfundosh me lekure te skuqur. Gjithsesi, dielli gjithashtu leshon rrezet UVA, te cilat depertojne ne shtresat me te thella te epidermes dhe demtojne fibrat e kolagjenit. Ato mund te shkaktojne edhe alergjite nga dielli dhe te nxisin zhvillimin e kancerit ne lekure. Per kete arsye pas pushimeve verore ne diell, nese nuk jeni kujdesur siç duhet per lekuren, ajo do te duket me e vjeter! Merr produktet kozmetike qe ofrojne mbrojtje kundra dy llojeve te rrezeve te demshme te diellit. Lexo me kujdes etiketat!

KESHILLE: Nese kremi shkruan vetem SPF 20, kjo do te thote se siguron mbrotje vetem per rrezet UVB! Gjej ato produkte qe kane informacion me te gjere ne etiketa per mbrojtjen edhe nga rrezet UVA!

 

Nje shtrese kremi nuk eshte e mjaftueshme!

A e aplikon kremin kundra diellit para se te dalesh nga shtepia dhe me pas vrapon gjate te gjithe dites ne diell apo- akoma me keq- shtrihesh ne diell me ore te tera? Mbrojtja eshte padyshim e pamjaftueshme!  Apliko sa me shume krem pothuajse sa 2 luge te vogla ose nje gote shots. Eshte mire te aplikosh shtrese te dyfishte mbi lekure. Prit derisa njera shtrese te perthithet dhe me pas apliko shtresen e dyte me delikatese. Perseriti keto hapa disa here gjate dites, mundesisht çdo 2 ore kur je e ekspozuar ne diell, dhe gjate kohes qe je ne plazh!

 

A perdor kremin kundra diellit vetem kur je me pushime? Po ben shaka?

Nese perdor kremin kundra diellit gjate pushimeve, ti ben gabimin me te madh. Kete produkt kozmetik duhet ta perdoresh gjate te gjithe vitit, edhe kur eshte dimer! Humbja e kohes nuk justifikon asgje. Ti aplikon kremin çdo dite, ndaj sigurohu te zgjedhesh ate me mbrojtje shtese. Kur je me pushime, ne plazh, perdor produktin me filter me te larte, mos harro nje kapele te gjere, syzedielli dhe nje pareo ose diçka qe mund ta hedhesh rreth kraheve.