Shqipëri
    |         |    
BSP_winter_skin_care

Eshte vere? Koha per ndryshim!

Vera, fundjavat e nxehta dhe pushimet e gjata aq shume te pritura – kjo eshte periudha e duhur kur mund te shkujdesesh apo te kalosh ne ‘’çmenduri’’! Ne nuk inkurajojme te kaloni pushime te shfrenuara por disa ndryshime dhe çmenduri te vogla mund te na sjellin emocione pozitive, apo jo?!

Pergjate vitit, ne jemi paksa te tensionuar dhe shpeshhere te zhytur ne ritualin e rutines sone te perditshme! Ne gjithmone ndjekim te njejten rruge per ne pune, aplikojme pothuasje te njejtin te kuq buzesh, dhe perdorim po te njejten arome mbi trup!

Vera eshte koha per t’i thene STOP kesaj rutine! Kush e di cfare na pret nese eksperimentojme me teper gjate kesaj periudhe?

Me teper çmenduri gjate kesaj vere! Pse eshte nje ide e mire?

Te qenit statik eshte nje menyre per te qene te sigurt, por gjithashtu mund te sjelle ndonjehere edhe merzitje duke na penguar qe te rritemi. Nese ndjekim gjithmone te njejtin program ne jete, qendrojme ne nje vend. Eshte paksa e veshtire te largohesh nga nje ngrutesi e tille, veçanerisht nese kemi qendruar keshtu prej disa muajsh ose vitesh!

Vera eshte periudha me e mire per disa çmenduri te vogla! Nuk eshte e nvojshme te lesh gjithcka dhe te fluturosh ne anen tjeter te botes. Ndryshimet mund te jene te vogla dhe te sigurta, per aq koha sa ti ndien kenaqesine dhe emocionet e te berit diçka te re! Ky proces eshte mberthyes dhe inkurajues- por akoma me teper, qendron me ne me shume se pushimet!

Perse ia vlen te eksperimentosh me parfumin?

A e di se hunda eshte nje nga organet me te ndjeshme dhe kujtesa e aromave eshte nje nga tiparet me te avancuara tek njeriu? Aroma ka fuqine te coje ne kujtime, te ktheje momente te jashtezakonshme, te ndryshoje humorin tone apo menyren sesi I perceptojme njerezit ose situatat e ndryshme!

Nese zakonisht perdor nje arome te preferuar, lere ne shtepi kur shkon me pushime. Merr pushim edhe nga aroma qe ti perdor. Provo diçka krejtesisht ndryshe dhe zgjidh parfume nga nje familje e re aromash.

Nga ai moment e me tutje aroma e re do te kthehet ne kujtimin e momenteve te tua me te bukura gjate pushimeve, edhe pasi nxirja nga dielli do te kete daleJ

Cila arome qendron ne harmoni me veren?

Sigurisht, nje pergjigje universale nuk ekziston. Nese parfumi yt I preferuar eshte nje kombinim I notave te renda, kete vere provo diçka me te lehte – por jo domosdoshmerisht, jo intense!

Lere supersticionin ne shtepi, aty ku ndodhet edhe aroma jote e vjeter! Parfumi me lule mund te jete I guximshme dhe aromat intensive kane nota delikate intense.

Kombinimi perfekt me veren, per shembull mund te gjendet ne aromen Luck, me perzierjen e qitros dhe notatave te drurit ose kombinimi I frizias me jaseminin dhe myshkun mund ta ndjeni ne aromen Far Away.

Keshilla jone per aromat: Eshte bukur kur aromat i provon ne mengjes dhe para mesit te dites, kur hunda jone eshte ende e fresket dhe e qete, ndersa ke mundesi te perdoresh edhe intuiten. Nese terhiqesh shume nga nje arome – zgjidhe ate! Edhe nese ajo nuk kthehet ne nje dashuri per ty, do te kaloni sebashku nje vere te bukur!

Eksperiment? Nxit partnerin te bashkohet me ty!

Meshkujt vazhdojne te jene konservatore ndaj produkteve kozmetike. Shpeshhere ato perdorin nje arome per disa vite me radhe, madje edhe gjate gjithe jetes. Nese partneri yt mban te njejten arome prej shume kohesh, fillo ta bindesh ta ndryshoje ate!

Nje mashkull modern gjaste kesaj vere mund te mbaje aromen me qelibar te zi (Black Suede Night), ose me dellinje, ose myshk (Full Speed), dhe pse jo me mente ose myshkun e pyjeve (MAN).

Por si mund ta bindesh ate per kete eksperiment aromatik? Thuaji qe ndryshimet jane joshese, te rinojne dhe nxisin zjarrin ne nje marredhenie! Merre me vete aromen e re ose dhuroja si dicka te veçante gjate pushimeve! Nese provon disa menyra, padyshim qe do ta bindesh!