Shqipëri
    |         |    
BSP_winter_skin_care

Makiazh profesional? Beje vete!

Ne te gjitha deshirojme nje makiazh te bukur, si ai qe shohim ne edicione speciale, per t’u dukur absolutisht perfekte. A eshte e mundur te perseritet efekti ‘’sikur ke dale nga salloni i bukurise ‘’ edhe ne kushtet e shtepise? A munden duart e patrajnuara te bejne kete efekt? Ekspertja jone e bukurise na nxit per kete. Gjithçka qe duhet te bejme sipas saj eshte te ndjekim disa keshilla dhe te guxojme!

Si te arrijme nje makiazh profesional? A eshte e mundur? Grimieret profesioniste sigurisht qe do ta bejne gjithmone me bukur!

Efekti i makiazhit profesional mund e arrihet edhe ne kushtet e shtepise, edhe nese nuk jeni diplomuar apo nuk keni ndjekur kurse parukierie. Ndryshe nga opinionet e pergjithshme kjo gje nuk eshte edhe aq e veshtire. E rendesishme eshte te ndjekesh disa rregulla, te praktikohesh dhe te kontrollosh here pas here progresin tend. Rezultatet perfekte sigurisht do te arrijne.

Cili eshte rregulli i pare?

Rregulli kryesor eshte kujdesi i lekures. Makiazhi mund te fshehe parregullsite, por eshte perkujdesi I perditeshem I lekures qe mund te theksoje akoma me shume bukurine e lekures tende. Per t’u dukur bukur makiazhi duhet te aplikohet mire duke theksuar lekuren e fytyres, qafes dhe vijen e qafes. Kur lekura eshte e trajtuar ashtu siç duhet edhe makiazhi qendron me gjate dhe me mire.

Çfare duhet te aplikohet para makiazhit?

Kjo gje varet nga lloji I lekures: shpesh keshillohet te mbahen produkte kozmetike te zgjedhura me kujdes, kremra, vajra bukurie qe hidratojne ose ushqejne lekuren. Nuk duhet harruar edhe pastruesi i makiazhit! Ky produkt special te lejon te zgjohesh ne mengjes me nje lekure me te qete!

 

A me duhet nje aksesor i mire perveç produkteve kozmetike?

Po – nje sfungjer eshte perfekt per aplikimin e kremit puder, ndersa aplikimi I nuances se syve, pudres dhe faqeve si edhe korrigjimi i makiazhit kerkon furça speciale. Keto aksesore te japin mundesi te besh aplikimin e duhur te produktit kozmetik duke permiresuar akoma me teper rezultatin final. Nese perpiqemi per efektin profesional “sikur kemi dale nga nje sallon bukurie”, keshillohet te perdoren sete aksesoresh. Sa me shume te ruhen me kujdes, aq me gjate zgjasin!

Çfare eshte ne tendence kete sezon? Si mund te bejme nje makiazh per nje pamje me te ndricuar dhe te bukur te lekures?

Lekura e trajtuar mire, e nxire nga dielli dhe me shkelqim mbetet tendenca me e nxehte e veres. Nje efekt i tille mund te arrihet me ndihmen e theksuesit dhe bronzerit dhe nuk eshte aspak e komplikuar. Apliko theksuesin ne mollezat e faqeve, ne mesin e hundes dhe mbi buzen e siperme. Apliko pak nuance poshte mollezave. Theksuesi dhe nuanca bronz mund te perdoren gjithashtu per te ndricuar vijen e qafes, ose edhe per te zgjeruar vizualisht pjesen e gjoksit. Kjo teme ia vlen te ndiqet sepse rezultatet jane vertete te jashtezakonshme!

Çfare duhet te mbajme mend tjeter?

Me sa dihet, nje makiazh perfekt dhe modern nuk mund te ekzitoje pa qerpiket e gjate dhe te dendur. Ti mund te arrish kete efekt duke ngjitur qerpike artificale, ose nese kerkon efektin e qerpikeve artificiale perdor maskaren qe ndan dhe zgjat qerpiket ne menyre perfekte. Vetullat e theksuara mire dhe te rregullta, i japin makiazhit me teper bukur. Nje rezultat i tille mund te arrihet mjaft mire me paketimin per vetulla me nuance dhe dyll.

Ne jemi gati per naten e madhe!

Nuk eshte edhe aq e veshtire apo jo? Ploteso pamjen tende me buzet sensuale dhe ngjyrat intriguese mbi thonjte. Ne rekomandojme te shtoni edhe nje shkelqyes te nje cilesi te mire ne menyre qe manikyri te jete akoma me intesiv dhe rezistent per disa dite me rradhe.