Shqipëri
    |         |         |    
BSP_winter_skin_care

Perkujdesi natyral për bukurine: si te zgjedhesh kremin e duhur BB?

Kremrat BB, adhuruar nga femrat aziatike per nxitjen e pamjes rinore, gjithnje e me teper po behen popullor edhe ne vendet Eurapiane! Vera eshte periudha e duhur per t’I perdorur ato. Perse duhet te jemi te kujdesshme kur zgjedhim nje krem BB?

Nese preferon nje pamje natyrale per lekuren tende dhe nuk je aspak fansa e makiazhit te rende, por deshiron te fshehesh parregullsite e lekures  - kremrat BB jane krijuar posaçerisht per njerez si ti. Formula e tyre eshte perfekte per kombinimin e perkujdesit dhe bukurise. Rezultati eshte nje lekure e bukur me pamje natyrale, pa asnje parregullsi!

A mund te perdoret kremi BB nga kushdo?

Po, ai eshte nje opsion per te gjitha llojet e lekures pavaresisht moshes! Adoleshentet, si edhe zonjat e moshes 40 ose 50 vjeç mund t’I perdorin keto produkte, por duhet te kene kujdes te zgjedhin  produktin e duhur per lekuren e tyre.

Kremi BB eshte me teper ushqyes sesa kremi puder standard apo pudra, dhe gjithashtu me I lehte. Kremrat BB nga linja Nutra Effects, perfshijne nje kokteil perberesish ushqyes, si farat chia ose ekstraktet e fares strelitzia reginae. Ato funksionojne sebashku si nje produkt i perditshem kozmetik, te pershtatshem per pushimet e gjata, ose fundjavat verore! Me i rendesishem eshte fakti se perveç funksionit te tyre ushqyes dhe trajtues, keto kremra permbajne filtra mbrojtes UV per te mbrojtur lekuren nga demtimet e shumta gjate ekspozimit ne diell! Nje lekure e pambrojtur plaket me shpejt!

Kremrat BB, mund te kombinohet bukur me makiazhin e syve dhe buzeve, dhe jo vetem ne versionin nude!

Keshilla jone per nje makiazh veror ne 5 minuta:

Apliko kremin BB nga linja Avon True Nutra Effects mbi lekure te paster. Nese ke nje lekure te yndyrshme ose mikse, perdor nje puder transparente per te krijuar efektin mat mbi lekuren e hundes dhe ballit. Apliko maskaren ne nuancen e preferuar, dhe lyej buzet me te Kuqin e Buzeve 3 ne 1 Avon True qe ushqen buzet. Kaq eshte e gjitha!  Tani je gati te sfidosh veren!

Si te zgjedhesh kremin BB?

Zgjedhja e kremit BB eshte shume me e thjeshte sesa zgjedhja e kremit puder, sepse nuk eshte e nevojshme te fokusohesh ne disa nuance. Disa produkte jane universale dhe mund te pershtaten me çdo nuance lekure, ndersa disa kane vetem 2 nuanca nga ku mund te zgjedhesh ne varesi te tonit te lekures – nuance e hapur nese lekura eshte e zbehte, ose nuance medium nese lekura ka nje ton medium deri ne te erret.

Kushtoji vemendje llojit te lekures. Kjo gje eshte me e rendesishme veçanerisht gjate veres, kur edhe problemet e lekures duken se intensifikohen. Lekura e thate e ekspozuar ne diell, me ujin e detit dhe nxehtesine mund te thahet akoma me shume, ndersa lekura e yndyrshme mund te reagoje duke nxitur ne prodhimin me teprice te sebiumit dhe krijimin e shkelqimit yndyror.

Nese ke nje lekure te menaxhueshme – zgjidh nje produkt universal, si Kremi BB hidratues dhe me nuance nga linja Avon True Nutra Effects. Nese ke nevoje per me teper produkt kozmetik, mund te zgjedhesh midis kremrave qe i japin lekures efekt mat, hidratim dhe jane kundra moshe!

Tani zgjidh dhe vendos produktet ne çanten e kozmetikes dhe ndiej kenaqesin e kesaj vere!