Shqipëri
    |         |         |    
BSP_winter_skin_care

Çfare e nxit me teper deshiren per njeri tjetrin? 5 gjerat me tunduese per seksin e kundert!

Per vite me radhe ne kemi qene ne kerkim te sekretit te joshjes reciproke, ose çdo gjeje qe do ta bente zemren te rrihte me fort…dhe ende sjemi ndalur. Tundimi i perbashket nuk i perket vetem çifteve te reja qe sapo kane filluar te njohin njeri tjetrin, por edhe atyre me eksperience me te gjate ... Si te ruash gjithmone te fresket alkimine ne çift? Ne kemi disa keshilla!

  1. Buzeqesh

Buzeqeshja eshte nje arme sekrete. Shkencetaret kane zbuluar se te ashtequajturat ‘’neurone te pasqyres’’ jane pergjegjese per emocionet e mimikes ne fytyrat e njerezve te tjere. Ne pelqejme me teper njerezit qe qeshin dhe kemi tendencen te kemi marredhenie me te mira me ata qe na buzeqeshin sesa me ata me pak te tille. Buzeqeshja eshte si nje ftese per nje takim: kush do te deshironte te kalonte jeten me nje tip te ngrysur?

Keshilla jone: Nese deshiron te tundosh me nje buzeqeshje, thekso buzet. Edhe nje shkelqyes ne nuance nude do t’I jepte buzeve me teper pamje, hidratim dhe theksim! Nese deshiron nje efekt UAU – zgjidh te kuqin e buzeve ne nuance te kuqe! Kujdes! Ndonjehere buzeqeshja mund te behet edhe shkas i nje ndrojtje.

  1. Intrigo

Asgje nuk terheq me teper se te qenit misterioze dhe te paturit sekrete. Te jesh ne nje marredhenie nuk do te thote qe çdo detaj duhet te jete i njohur per palen tjeter. Sa me teper qe surprizon palen e kundert (ne nje menyre pozitive) aq me mire eshte. Partneri qe eshte paksa i paparashikueshem dhe qe vepron ne nje menyre qe pala tjeter nuk e pret, mbetet terheqes dhe duket me i deshirueshem.

Keshilla jone: Surprizoje partnerin here pas here. Planifiko nje udhetim te shkurter surprize, bli nje dhurate te vogel pa ndonje arsye te veçante, ose dilni se bashku per nje shetitje spontane.

  1. Josh

Ajo qe na ben me te deshirueshem nuk eshte silueta ideale, pamja perfekte ose te qenit e re pergjithmone, por aftesia magnetike e brendshme qe shfaqet ne menyren si pranon veten dhe difektet e tua. Askush nuk eshte perfekt! Femrat me seksi jane ato qe pranojne plotesisht veten ashtu siç jane!

Keshilla jone: Kujdesu per veten, riktheju kenaqesive te vogla dhe tregoji partnerit se ti e di si shijohet jeta! Seti i ri i te linjtave ose kepucet me taka te larta nuk do te ishin nje ide e keqe gjithashtu!

  1. Feromone dhe aroma

A nuk do te ishte e bukur qe secili prej nesh te dinte kombinimin e sekretit te aromes qe na ben te biem ne dashuri, si ne novelen ‘’Parfumi’’ nga Patrick Süskind dhe qe kjo arome te na nxise te bejme çdo gje per personin me te dashur. Fatmiresisht, kjo nuk eshte nje detyre e thjeshte sepse feromonet jane susbstanca teper te komplikuara dhe unike sic jane gjurmet e gishtave. Hundet tona, jane elementi kyç ne procesin e tundimit. Aromat na magjepsin dhe tundojne – ato stimulojne imagjinaten dhe nxisin kujtime te paharrueshme.

Keshilla jone: Provo aromen e re per Meshkuj dhe Femra, Attraction Rush, dhe zbulo fuqine e vertet te magnetizimit. Ne versionin femeror, do te ndjesh notat e vjollces, jaseminit, qelibarit dhe çokollates ndersa ne versionin mashkullor – notat e barerave te fresket, patchoulit dhe kanelles se parezistueshme. 83% e te intervistuerve konfirmuan se kjo arome eshte teper magjepsese, dhe 91% do t’ia dhuronin ate partnerit te tyre.

  1. Dashuri

Ky eshte perberesi sekret i ketij kombinimi…vertete i pazevendesueshem!

Keshilla jone: Kujdesu per dashurine dhe ushqeje ate cdo dite, dhe ajo do te qendroje me ty per vite me radhe!