Shqipëri
    |         |         |    
BSP_winter_skin_care

Si te zgjedhesh maskaren e duhur per qerpiket e tu?

Si te zgjedhesh maskaren e duhur per qerpiket e tu?

Maskara, se bashku me te kuqin e buzeve, eshte produkti me i perdorur zakonisht ne kozmetike. Por, si te zgjedhim produktin e duhur? Çfare duhet te kemi parasysh per te patur qerpike me efekt me te bukur?

Maskara perfekte thekson bukurine e syve, nuk krijon grumbullime dhe jep mundesi variacionesh makiazhi ne varesi te efektit te deshiruar. Çfare ia vlen me teper?

Furça e maskares – po kjo duhet te jete!

Furça eshte ajo qe nxit aplikimin e duhur te produktit. Por, kujt duhet ti kushtosh me teper rendesi? Se pari, ajo qe vlen me teper eshte masa e furçes.

  • Shume e madhe mund te jete e veshtire per t’u perdorur
  • Shume e vogel mund te zgjase procesin e aplikimit te maskares ne menyre te panevojshme
  • Per makiazh te perditshem furçat me te mira jane ne masa mesatare, me densitet te fijeve, dhe perfundojne me nje maje te ngushte. Furça te tilla funksionojne mjaft mire me forma te ndryshme te syve, dhe sigurojne makiazh natyral dhe elegant. Shembull? Avon True Color me formule ushqyese dhe rezistente.

Nese deshiron te ndiesh qerpiket e tu dhe te zmadhosh pamjen e syve, zgjidh maskaren qe ka nje furçe me fije te ndara dhe sintetike qe mund te mbulojne me precizion qerpiket. Efekt I tille mund te arrihet me Maskaren Avon SUPERSHOCK Max. Kujdes! Rezultatet jane mbreselenese!

Si te aplikosh maskaren? Teknika eshte ajo qe ka rendesi!

Nuk eshte vetem cilesia e produktit kozmetik dhe lloji i furçes qe ka rendesi: ajo qe vlen me teper eshte edhe teknika si aplikohet maskara.

  • Nese deshiron te kesh rezultate te qerpikeve natyrale, apliko maskaren ne qerpiket e siperm me levizje zigzage, duke fillur nga fillimi i vijes se qerpikeve dhe duke vazhduar lart.
  • Kujdes poshte vijes se syve, ne menyre qe te evitosh njollosjen e syve me maskare, gje qe na ndodh shpesh te gjithave ne – sigurohu te fshish lekuren me nje pecete pambuku pas mbarimit te aplikimit te makiazhit.
  • Ti mund te aplikosh maskaren disa here, por sigurohu qe nuk ka grumbullime formule.
  • Nese ke grumbuj te vegjel formule ne qerpike, maskara e vjeter mund te jete nje shpetim. Edhe pse nuk do ta perdoresh me per aplikimin e maskares, eshte mire te ruash nje te tille per furçen e mire. Krihi qerpiket me furçen e paster pa formule dhe ne kete menyre gjithcka do te perhapet me lehtesisht.

Rezultati? Qerpike te ndare, te zgjatur dhe njetratesisht te lyer!

Maskare per detyra speciale

Ka periudha kur mascara normale nuk eshte e mjaftueshme. Ne kohe te tilla mund te luash paksa me ngjyrat, nje shtrese me shume apo maskarat speciale.

Por, mos harroni disa rregulla baze:

  • Maskarat me ngjyra funksionojne me mire ne raste jo formale, kur makiazhi yt eshte paksa me ekspresiv dhe I theksuar, ndersa ti ke deshire te argetohesh me silin tend.
  • Pamjet e stilit klasik me maskaren e zeze klasike ose bronz te mundshem mbahen nese vetullat dhe qerpiket e tu jane ne nuance te lehte natyrale.
  • Nese ke nevoje per nje volum mahnites dhe gjatesi te dukshme, provo maskarat qe konkurrojne me efektin e qerpikeve artificiale: Avon True Super SHOCK ( oer qerpike deri ne 12 x me te trashe) ose Mark Spectra Lash me 3 nivele trashesi te qerpikeve.