Shqipëri
    |         |         |    
BSP_motivation_boosters

5 gjerat qe adhuron tek parteni yt

Ai nuk eshte perfekt, por ne kohe te veshtira krahet e tij te fuqishem te mbeshtesin ne menyra te ndryshme. Ju plotesoni njeri tjetrin, edhe pse ne disa detaje ndonjehere ai te çmend. Ti dhe ai. Çfare vlereson me shume tek ai  dhe si e tregon kete gje? Dita e Shen Valentinit eshte nje rast i jashtezakonshem per t’i treguar se sa shume e admiron!

Sigurisht eshte bukur te shfaqesh dashurine dhe adhurimin per njeri tjetrin çdo dite, por te gjithe e dime se me kalimin e kohes fjalet e bukura fillojne te shkasin pak e nga pak dhe ne fillojme te fokusohemi ne detyrat e perditshme, te rendesishme duke u varur nga qenie te tjera njerezore. Ne raste te tilla, Shen Valentini inkurajon dhe nxit drejt refletimit te ndjenjave tona me te thella per njeri tjetrin, ndaj lindin pyetjet: Perse duhemi? Cfare na terheq drejt njeri tjetrit? Çfare cilesish na pelqejne tek tjetri!

Vlereso partnerin tend! Sepse ai ndan detyrat e shtepise me ty!

Ai eshte thjesht nje partner I mrekullueshem. Ndoshta ai nuk pastron gjithmone shtepine, sepse ne te shumten e rasteve ju e beni vete kete, por ai kurre nuk heziton te marre persiper pjesen e detyrave te tij te shtepise. Ai pastron me fshese korrenti, madje edhe me teper – gatuan. Larja e pjatave apo sa here qe miqte ju vijne per vizite, kuzhina eshte ne duart e tij. Jeni kaq shume krenare per te ne ato momente! Por, ajo qe ju ngroh me teper zemren eshte marredhenia e tij me femijet. Ai eshte nje baba i vertete: i dashur, i perkushtuar dhe i duruar.

Fale ndarjes se barabarte te detyrave te shtepise, ti ke pak me shume kohe per veten! Mund te plotesosh pasionet e tua dhe te zhvillohesh profesionalisht, ndersa ai ben çdo gje qe eshte e mundur per te te lehtesuar gjithçka.

Falenderoje me xheste te bukura, perqafoje fort dhe mos i kurse fjalet e bukura!

Sepse ai eshte i perkushtuar

Çdo dite ai ju surprizon me nje xhest te bukur, nje puthje, nje buzeqeshje.  Ti nuk mund te rrish e merzitur me te per nje kohe te gjate, sepse embelsia e tij te çarmatos. Ti admiron faktin qe ai vazhdon te te magjepse dhe te kujdeset per ty. Ai eshte saktesisht gjithçka kishe deshiruar te ishte. Ai eshte partneri ideal i kesaj jete. Ti nuk qendron e detyruar kredhur ne krahet e tij por sepse adhuron parfumin dhe mjekren qe te kudulis pa kujdes ne mengjeset e vona. Momente te tilla deshiron te zgjasin ne perjetesi!

Sepse ai eshte krah teje

Pavaresisht gjithçkaje, partneri yt eshte dikush ku gjithmone mund te mbeshtetesh. Ai te ndihmon ne çdo moment te veshtire si perplasja e makines kur je duke shkuar ne pune, djegia e nje llampe, ose gjera te nevojshme se mos ju godisni thonjte me çekan. Ai ju mbron kur te tjeret ju sulmojne. Ai ju degjon dhe ju keshillon kur keni probleme ne pune. Ai te ndihmon te gjesh zgjidhjen ne pjesen me te madhe te problemeve te tua. Me dike te tille mund te perballesh te gjitha sfidat e jetes! Dhuroji diçka dhe tregoji perse e dashuron!

Me e rendesishmja eshte fakti qe ju jeni gjithmone bashke dhe nuk e njihni kohen. Partneri eshte miku me i mire dhe i besuar! Ju mund te beni gjithçka se bashku!