Shqipëri
    |         |         |    
BSP_motivation_boosters

Çfare lloj bukurie je? Shih dhe zgjidh makiazhin tend perfekt!

Je nje bionde e ftohte apo nje brune e ngrohte? A dukesh me mire me ngjyra te theksura apo nuanca te lehta pastel? Çfare lloj makiazhi mban? Eshte bukur kur njeh tipin tend te bukurise sepse mund te theksosh dhe te luash me avantazhet qe ke.

Perse eshte mire te njohesh tipin tend te bukurise?

Ekzistojne dy lloje tipesh te bukurise- te ngrohta dhe te ftohta, edhe pse disa njerez i ndajne edhe ne kater stine, ose nisur nga kriteret etnike. Gjithsesi, te tilla ndarje jane me te veshtira per t’u kuptuar dhe per te percaktuar tipin tend – nese je tipi i bukurise pranvere, vere, vjeshte apo dimer? A ke tipare Sllave, Nordike, apo nga Europa Jugore, Europa Qendrore, Azia apo kelte? Le te fokusohemi ne ndarjen me te thjeshte.

Kjo ndarje lehteson kerkimet e tua drejt ngjyrave perfekte, makiazhit te duhur, veshjes dhe aksesoreve, si bizhute (e arta per tipet e ngrohta, e argjendta per tipet e ftohta) – ku do te gjesh stilin unik duke evituar edhe gabimet.

Si te kuptosh tipin e bukurise?

Pa makiazh! Vish nje T-shirt me ngjyre te lehte dhe qendro para pasqyres ne mes te dites. Rishih me kujdes pigmentin dominues te fytyres tende – eshte roze apo i verdhe? Ky eshte elementi kyç i suksesit tend! Ne Europen Qendrore dominon pigmenti roze, ndersa ne Jug dominon lekura me pigment te verdhe, te ngrohte.

Ti mund te perdoresh cohe te arte ose te argjente per te te ndihmuar – vendose prane fytyres dhe shihi me kujdes. Nese ke tip te ngrohte bukurie, e arta thekson tiparet e tua me te bukura, ndersa e argjendta thekson parregullsite e tua dhe anasjelltas.

Tip i ftohte i bukurise – cilat jane karakteristikat?

Fytyra juaj eshte e zbehte, dhe ndonjehere edhe transparente dhe paksa roze. Kur ekspozoheni ne diell zakonisht lekura juaj behet e kuqe dhe ka nevoje per perkujdes ekstra. Venat e kyçeva kane tendencen te mavijosen. Pavaresisht nese je brune apo bionde, nese floket e tu kane tone te ftohta qe i ngjajne te hirtes ose grise. Floket e erret kane nuance te ftohta kafe. Shikimi yt eshte i ftohte fale njollave gri ne irisi. Nese je bionde syte tu jane blu. Nese je brune, syte jane te erret.

Tipi i bukurise theksohet me mire nga nuanca pastel, roze e theksuar por edhe lejla, vjollce e kuqerremte, blu, e zeze dhe gri – qe do te thote nuanca te ftohta. Biondet duken me mire me ngjyrat e lehta, ndersa brunet duhet te zgjedhin nuancat me te theksuara.

Tipi i bukurise se ngrohte

Lëkura juaj duket sikur eshte gjithmonë e ekspozuar ne diell, ndersa kur vertete ekspozoheni ne diell ajo kthehet ne nje ngjyre te bronzte. Venat e duarve te tua jane jeshile. Floket e tu kane reflekse te ngrohta. Biondet kane tipare te arta dhe te kuqe ndersa brunet ndiejne kenaqesine e tipareve te ngrohta bronz dhe ngjyre lajthi. Ky tip bukurie karakterizohet nga syte e ngrohte ne ngjyre jeshile, blu, kafe ose kafe ne jeshile.

Tipi i bukurise suaj theksohet nga ngjyrat e ngrohta dhe nuanca te verdha, kafe, jeshile, e arta, portokalli dhe e kuqe e ngrohte.

Zgjidh makiazhin e pershtatshem per tipin e bukurise.

Zgjidh ngjyrat qe harmonizojne tipin tend te bukurise, ndryshe do te theksosh parregullsite e tua. Lodhja, syte me qeska dhe te tjera parregullsi rastesore do te zhduken kur te aplikosh nuancat e duhura me ngjyren tende te syve dhe te kuqin e buzeve qe thekson buzet e tua.

Pavaresisht tipit tend te bukurise fillo makiazhin duke pergatitur me kujdes lekuren tende. Pastroje me ujin micellar dhe apliko kremin e duhur hidratues. Nje tjeter rregull universal eshte zgjedhja e kremit puder dhe korrigjuesit. Kremi yt puder duhet te pershtatet me lekuren tende ndersa korrigjuesi eshte perfekt nese deshiron te theksosh tonin e lekures qe ndryshon nga ngjyra natyrale e lekures. Apliko korrigjuesin nen zonen e syve, ne zonen e hundes, mjeker, pjesen e ballit, qepalla, vetull dhe çdo zone tjeter qe eshte e skuqur. Me pas, perhap kremin puder mbi fytyre ashtu siç ke perhapur kremin per fytyren. Per te arritur efektin e lekures natyrale perfekte, perdor sfungjerin special te makiazhit per te aplikuar kremin puder me levizje te kujdesshme mbi fytyre. Konsolido makiazhin me puder – efekti me i mire do te arrihet nese aplikon kremin puder me nje furçe speciale duke filluar nga balli.

Apliko nuancen me te lehte te syve, te ashtequjtuar nuanca e bazes, ne pjesen e levizshme te qepalles. Nuancat me te erreta aplikohen ne pjesen e siperme te qepalles. Mos harro stilimin e pjeses se vetulles – ato jane kryesore ne te gjitha tipet e bukurise!

Shto pak shkelqim ne fytyre, ose thekso nxirjen e diellit duke perdorur perlat shkelqyese, nuancen e faqeve ose bronz. Apliko te kuqin ‘’tend ‘’ te buzeve mbi buze. Lekura e zbehte dhe e ftohte nuk do te duket mire me te kuqin e buzeve carmine dhe roza e lehte nuk do te kombinonte me brunet e ngrohta.