Shqipëri
    |         |         |    
Perkujdesi Vegan per fytyren - AVON Albania

Perkujdesi Vegan per fytyren: gjeni revolucionin tone Distillery!

Dy trended me te fundit te ketij shekulli jane dieta vegane dhe produktet kozmetike, qe te dyja i bashkon procesi ekologjik dhe studimet per perkujdesin natyral te lekures. Keto tendenca iniciuan edhe krijimin me te fundit ne Avon: linjen vegane, 100% natyrale ne produkte, e quajtur Distillery. Çfare eshte kjo linje dhe pse duhet ta perdorni ate?

Bota qe jetojme vazhdon te kerkoje gjithnje e me teper vemendjen dhe ndergjegjesimin. Zgjedhjet tona rezultojne jo vetem per shendetin dhe jeten, por gjithashtu per gjendjen e planetit, botes ku do te jetojne femijet tane. Kjo eshte edhe arsyeja qe gjithnje e me teper po i kushtohet vemendje zgjedhjeve dhe deshirave te konsumatorit me objekt ndotjen e mjedisit, nje efekt i trefishte mbi lekuren tone, te gjithe ekosistemin dhe vete NE.

 Perkujdesi Vegan per fytyren: gjeni revolucionin tone Distillery 1

Veganizmi: çfare do te thote?

Veganizmi eshte zhvilluar per disa vite me radhe tashme. Vleresohet se çdo vit numri i personave qe vendosin te ndryshojne dieten e tyre ne vegane ose gjysem vegane dyfishohet. Veganizmi eshte nje zgjedhje dietike, e lidhur ngushte me stilin e jeteses, por edhe me kujdesin per planetin, masat ekologjike dhe shendetin tone.

Veganet ridefinohen jo vetem nga konsumimi i mishit, por gjithashtu edhe nga produktet e tjera derivate te kafsheve, qe perfshin qumeshtin, djathin ose vezet.

Veganizmi nuk eshte i kufizuar ne ate çfare ka ne pjate, por perfshin edhe produktet kozmetike. Eshte e veshtire te imagjinosh  nje vegan qe mund te veshe kepucet e lekures ose gezofin me qime origjinale kafshesh.

Produkte kozmetike vegane: per çfare behet fjale?

Ne kundershtim me rastet e zgjedhjes se ushqimit, vendimi qe i perket produkteve kozmetike nuk eshte dhe aq i qarte. Produkte kozmetike vegane: çfare nenkupton? Prodhimi i produkteve kozmetike rralle kerkon perdorimin e komponenteve te burimeve shtazore.

Produktet kozmetike Vegane jane produkte qe perfshijne vetem perberes me baze bimore, dhe mbi te gjitha nuk testohen mbi kafshet. Procesi i prodhimit te tyre duhet te jete ekologjik sa me shume te jete e mundur dhe nuk duhet te mbaje irritues potenciale per lekuren, si parabene, filtra kimike, ose vajra minerale.

 Perkujdesi Vegan per fytyren: gjeni revolucionin tone Distillery 2

Distillery: pse zgjidhet perkujdesi vegan per fytyren?

Ne kemi nenvleresuar rendesine e perkujdesit te bukurise per vite me rradhe. Ky eshte perkujdesi i perditshem qe vendos se si lekura duket, nese ngjan e shendetshme dhe si plaket.

Edhe makiazhet me te mira nuk mund te korrigjojne nje lekure te lodhur, syte e fryre, njollat apo parregullsi te tjera. Kjo eshte edhe arsyeja pse perkujdesi i lekures eshte kaq i rendesishem.

Ne linjen Distillery, do te gjeni produktet natyrale kozmetike per perkujdes te perditshem. Ato nuk jane vetem vegane, por gjithashtu nuk permbajne alkool, aroma, filtra mbrojtese ose supmente potencialisht irritues.

Perkujdesi Vegan per fytyren: gjeni revolucionin tone Distillery  3

Pse duhet te provoni perkujdesin vegan dhe te jetoni sipas tendencave te bukurise se paster?

Nese endrra juaj eshte kthim ne natyre dhe nje jete kuptimplote, zgjedhja juaj persa i perket nje produkti kozmetik mund te behet hapi fillestar drejt ndryshimit te rutines se zakonshme.

Kjo eshte nje permbledhje e zgjedhjeve te vogla qe ndryshojne boten dhe veten tone.

Produktet kozmetike nga linja jone, Distillery, nuk jane vetem me perberes natyrale dhe mbi te gjitha jane me perqendrim dhe efikas. Ato jane testuar klinikisht, ndaj e dime ato jane efikase dhe nuk shkaktojne reaksione alergjike.

Gjithçka qe eshte e ngjashme me natyren dhe ka nje permbajtje te thjeshte, mund te jete tunduese kur behet fjale tek perkujdesi i lekures. Ne nuk duhet te kthejme gjithçka ne te komplikuar: edhe formulat e thjeshta funksionojne mjaft mire! Ky eshte rregulli qe duhet te ndiqet jo vetem ne perkujdesin e bukurise por edhe ne jeten e perditshme.