Shqipëri
    |         |         |    
E LIRE - AVON Albania

E LIRE! Meso si te fillosh vjeshten me energji!

Si zakonisht duket sikur vera iken shume shpejt. Ti kthehesh nga pushimet e çlodhur por vetem pas nje jave pune, je gati per tu larguar serish me pushime. Siç ndodh zakonisht, vjeshta eshte koha e duhur per t’u rikarikuar me emocione, energji dhe per mbylljen e vitit me pozitivitet. Si te rikthesh forcat e tua pa i humbur ato plotesisht?

Filozofet e Romes se Lashte thonin se energjite nuk duhet te shpenzohen si nje burim i pashtershem. E rendesishme eshte te dish si te rikarikohesh ne rast se energjia fillon te shterohet! Si fillon te zbehet fuqia dhe energjia? Si mund ta rifitosh ate? Le te degjojme disa keshilla nga stoiket Romane!

 

  1. “Largo me pak dhimbje problemet me pak te rendesishme”

Ky perifrazim i Sanekes na keshillon te ndajme me qetesi gjerat me te rendesishme me ato me pak te rendesishmet. Ne te gjithe kemi probleme te vogla apo te medha, por ato nuk mund zhduken duke i anashkaluar. Te menduarit e vazhdueshem rreth problemit na shkarkon energjite duke e bere te pamundur edhe perballjen me problemet tona. Nese dicka eshte e parendesishme, meso ta injorosh dhe ta harrosh ate. Ndryshimin do ta ndjesh menjehere!

 

E LIRE 1
  1. “Shikoje boten me syrin e nje artisti ose poeti”

Mark Aurelius, nje tjeter filozof roman, na rekomandon ta shohim boten me realizem dhe kujdes, por mbi te gjitha ti kushtojme me teper vemendje bukurise se saj! Vjeshta eshte sezoni i duhur per kete! Sa here qe ndryshon sezoni, kushtoji vemendje ambjentit qe te rrethon: eshte shume me mire ta shohesh boten me pozitivitet sesa te ankohesh dhe duhet ta shohesh ate me plot ngjyra. Nje perqasje e tille na sjell gezim dhe lumturi dhe emocione te tilla jane burim energjie dhe force e madhe per te ecur perpara çdo dite te jetes.

 

  1. ‘’Fokusohu tek gjerat me te rendesishme’’

Jo vetem romanet kane vene re se energjia shkarkohet nga Fokusi.  Çfare ju duket me e rendesishme? Ku deshironi te perqendroheni me shume? Sukseset e vogla ju fuqizojne dhe motivojne por mos harroni se edhe projektet me te medha ne jete kane nevoje per vemendje dhe perkujdes: ato i ngjajne punes se kopshtarise. Vjeshta eshte periudha e te korrave dhe gezimit te fryteve te punes. Nese frytet tuaja nuk jane ende gati, shiko se çfare u duhet me shume…dhe thjesht vepro!

E LIRE 2
  1. “Ajo nga çfare duhet te kemi frike eshte vete frika.”

 “Gjeja me e keqe qe mund te na ndodhe– shkroi Seneca ne nje leter drejtuar mikut te tij – eshte te konsumohemi nga frika jone.”

Kontrollo frikerat dhe ankthet e tua dhe ler vend per shprese. Nuk ka asgje te keqe te kesh dyshime, sepse ne na mesojne te vezhgojme jeten tone me sy kritik, te bejme plane dhe ti pershtatasim me veten. Gjithsesi, e rendesishme eshte te mos lejojme frikerat te konsumojne jeten tone. 

 

  1. ‘’Mos harro te gezosh jeten’’!

Vazhdo t’ia perserisesh vetes se gjithçka venitet dhe kalon! Ti ke force, talent dhe ate piken misterioze qe mund te frymezosh te tjeret dhe te lesh nje gjurme te perhershme ne histori.

Jeta eshte dhe mund te kontrollohet. Nese ti ke mungese te gezimit te perditshem, perdor gjithçka qe mund te besh dhe jepi vetes te drejten per ta bere ate. Edhe parfumi ka nje fuqi te madhe (provo aromat e reja Avon Maxima per Femra & Meshkuj!), dhe mbushe jeten e perditshme me ngjyra.

Bli nje unaze te re, vish kepucet me taka, lyej thonjte me nje ngjyre qe te pelqen dhe behu mbreteresha e jetes tende. Ti e drejton kete jete, dhe kjo gje nuk eshte e ekzagjeruar!