Shqipëri
    |         |         |    
TTA ditëlindje - AVON Albania

Festojmë 15 vjetorin e Linjës së aromave TTA. Si kanë ndryshuar aromat premium të Avon përgjatë viteve?

TTA (Today Tomorrow Always) është një prej aromave më sensuale dhe të preferuara nga të gjitha femrat në mbarë botën.

Çfarë e ka bërë këtë kompozim kaq të suksesshëm dhe pse quhet aroma e dashurisë?

“E kujt ia merrte mendja se aroma, Avon’s ‘Today Tomorrow Always’ do të ishte kaq e sukseshme edhe pas 15 vitesh!” – thote Olivier Cresp, krijuesi i aromës. TTA përfaqëson koleksionin e aromave të mrekullueshme për femra dhe meshkuj. Domethënia e aromës është dashuria dhe karakteristikat e saj janë: joshëse, pasionate, hipnotizuese. Ato janë thjesht AROMAT TTA!

Cili ka qënë rrugëtimi i saj përgjatë viteve?

TTA ditëlindje 1

Avon Today Tomorrow Always – perbërësi unik “Neroli“

Aromat TTA, me kalimin e viteve kanë ardhur në variante të ndryshme, por të gjitha kanë një përbërës të përbashkët: vajin e Nerolit.

Vaji i Nerolit, i marrë nga lulja e hidhur e portokallit, është i njohur në botën e parfumierëve që nga mesjeta. Aroma nuk është vetëm joshëse dhe e këndëshme, por gjithashtu posedon cilësi aromaterapie, të njohura që nga antikiteti. Specialistët vërtetojnë se vaji i Nerolit përmirëson gjendjen shpirtërore, qetëson gjendjen shpirtërore dhe rrit vetëbesimin.

A dinit se?

Lulja e portokallit - konsiderohet simbol i pastërtisë, pjellorisë dhe dashurisë së përjetshme - në shumë kultura luan një rol të veçantë si për shembull, në ceremonitë martesore.

Për të përftuar 1 kg vaj Neroli (për tu përdorur në parfumeri), nevojiten më shumë se 1000 kg lule të hidhura portokalli! Për këtë arsye, ky përbërës është aq i çmuar dhe i dashur.

Duhet të përmendim edhe autorin e këtyre ofertave të jashtëzakonshme të parfumerive!

Olivier Cresp është një superyll në gamën e parfumierëve. Ai ka krijuar për markat më të mira në botë, përfshirë Dior, Dolce & Gabbana, dhe Versace. Të gjithë janë dashuruar në TTA të Avon, pasi simbolizon thelbin e dashurisë të mbyllur në një shishe të vogël parfumi.

TTA ditëlindje 2

Historia e Today Tomorrow Always

Historia e parfumit TTA është si një përrallë. Aroma e parë nga Linja-ngjalli shumë kuriozitet – Ky version përshkruan momentin e dashurisë. Vaji i Nerolit si përbërës I notave kryesore është lidhja e jashtëzakonshme e të gjitha versioneve të aromave, por gjithashtu i kombinuar me patchouli, trëndafil, dhe limon i bëjnë aromat tepër unike.

Si ndryshon dashuria me kohën? Ajo bëhet më ekspresive ndërsa evoluon, dhe bëhet edhe më e çmuar. E njëjta gjë vlen edhe për parfumet TTA.

"Kam kuptuar që aroma e bukur nuk ka nevojë të jetë komplekse - thotë krijuesi i parfumit Olivier Cresp, - Një ide e thjeshtë mund të realizohet përmes përbërësve më të bukur dhe të transmetojë rrëmbimin sensual dhe ngazëllyes ."

TTA Celebrate

Aroma më e re për serinë TTA sjell edhe më shumë ngrohtësi dhe sensualitet intrigues. Versioni përveç Nerolit, ka në përbërje edhe nota agrumesh, tuberoz dhe rrëshirë balsamike.

Përbërësi i zakonshëm, Neroli, e bën atë një zgjedhje perfekte për një çift që dëshiron të nxjerrë në pah individualitetin e tyre, si dhe për të qënë gjithmonë bashkë.

"Unë e kam gjetur frymëzimin për të kruijuar koleksionin TTA, teksa shëtisja në rrugët e Parisit, duke parë çiftet e dashuruara, që shijonin çdo moment të përbashkët - thotë Olivier Cresp. Kështu krijova aromat që mishërojnë dashurinë. Pas 15 vjetësh, krijova aromën më të re për të festuar përvjetorin e saj, duke ngjallur lumturi, emocione që trasmetonin sytë e dashuruar të çifteve në paris."