Shqipëri
    |         |         |    
Ndryshimi i vertete pas veres - AVON Albania

Ndryshimi i vertete pas veres: si te kalosh pushime qe do te te rikthejne te transformuar?

Pushimet verore jane periudha me e veçante e vitit. Ne i presim ato me padurim me muaj te tere dhe zakonisht i planifikojme me udhetime, shperngulje ne nje vend te larget, apo qofte edhe arratite e vogla gjate fundjavave. Ndryshe nga çfare presupozohet, ne fakt nuk eshte fillimi i vitit qe kerkon vendime per te sjelle ndryshime, por jane pushimet e gjata verore qe mund te sjellin vertet transformimet tek nje njeri. Si ta arrish kete? Si te mos e shpenzosh pa vlere kete periudhe por te arrish fuqine e vertete pas pushimeve? Ne ndajme me ju disa sekrete!

Ti vazhdon te presesh. Ti ben plane, ble bileta, paketon dhe çpaketon ne mendjen tende bagazhet dhe kridhesh ne boten e pushimeve. Por, per t’i bere keto pushime vertete te veçanta dhe per te rigjetur vetveten, energjine, qetesine eshte e nevojshme te planifikosh mire edhe kete periudhe.

Si te qetesohemi, te qetesohemi realisht?!

Ndryshimi i vertete pas veres 1
  1. Mos planifiko çdo detaj

Kjo eshte pika kryesore qe ne rekomandojme per ta perfshire ne listen tuaj -per t’u bere. Nese jeta juaj eshte plot me detyra dhe ndjeheni si nje motorr i vene ne levizje, mos i trajtoni pushimet si periudha e objektivave dhe gares me kohen. E keni axhenden te mbushur me eskursione ne muze, shetitje per te pare vende interesante, qytete e rrugica,  dhe ndjeheni sikur keni lene akoma pa pare edhe nje copez tjeter qyteti, event apo koncert? Ndalu dhe mendo: a ke vertete nevoje per kete? Ndoshta nuk synon te marresh dekoraten e turistit te vitit dhe te endesh rrugeve me bagazhe duke u djersitur? Ndoshta nuk deshiron te mburresh me fotot qe ke shkrepur ne nje destinacion tjeter turistik gjate ketyre pushimeve?

Ke bere shume plane = ndjen merzi dhe kaos. Gjithçka te duhet gjate pushimeve eshte te qetesohesh dhe te relaksohesh.

  1. Vendos prioritete

A tingellon kjo si detyrat e reja kur je ne zyre? Nuk eshte e nevojshme. Prit, mungesa e vendosjes se prioriteve shpesh rezulton ne probleme gjate pushimeve.

Nese lista jote perfshin qetesine dhe relaksin, sigurohu qe prioritetet te frymezojne planet dhe jo e kunderta.

A ndjehesh ende sikur mundesh ose duhet te besh diçka?!

Pushimet jane periudha e gjerave qe vijne dhe shkojne pa kokeçarje dhe eshte bukur te ndiesh kenaqesine e te ndenjurit kot, pa bere asgje apo siç thone italianet’’dolce far niente’’. Ruaj afatet dhe obligimet per me vone. Jepi vetes kenaqesine per ta ndjere kete!

  1. Merr pushime edhe nga paisjet elektronike

Ne synojme te shpenzojme shume kohe online. Thene kete, nuk nenkuptojme qe patjeter destinacioni yne duhet te jete nje vend i shkrete, ne nje pyll te humbur, apo te mos kontaktojme me askend per rreth 2 jave: sepse dihet qe kjo gje ne ditet e sotme eshte paksa e pamundur per t’u realizuar.

Gjithsesi, ne rekomandojme nje kohe limit te perdorimit te smartphone-it, tablet-it, ose kompjuterit. Mos shpenzo ore te gjata ulur ne pishine apo plazh me celular ne duar, duke pare Facebook-un apo Instagram-in dhe mundohu te mos shohesh asnje email nga puna.

Po, ne te gjithe vuajme nga FOMO, frika se mos nuk kemi asnje informacion. Por, bota nuk do te shembet nese nuk jemi pjese aktive e saj per disa dite. Truri yne ka nevoje per nje pushim nga stimulimi elektronik. Nje pauze e tille na ben te krijojme distance dhe te rifitojme qetesine. Pushimet jane periudha e duhur per nje detoks te tille.

Ndryshimi i vertete pas veres 2
  1. Zhytu ne nje det kenaqesie sensuale

Ne i perdorim shqisat tona jo vetem gjate pushimeve, por kjo stine shton akoma me teper intensitetin: periudha me e mire qe te ndiejme dallget e detit, rrezet e diellit, te shijojme lengjet e frutave apo pijet alkoolike apo aroma pafund qe na mbushin jeten.

Te kujdesesh per trupin eshte ne vetvete nje praktike relaksuese, nese jo medituese! Kur aplikon me dashuri dhe perkujdes nje locion trupi, ti i jep vetes diçka vertete speciale qe shkon pertej anes bazike te perkujdesit te bukurise.

Aromat jane nje rast i ngjashem, me cilesi te provuar shkencerisht. Ato mund te na energjizojne ose te na ndihmojne te relaksohemi, te stimulojne ose te na qetesojne.

Linja Perceive ofron versionin e ri veror Sunshine, nje kombinim aromash nga notat e mandarines, mangos, si edhe drurit te sandalit dhe manjoles. Ne rekomandojme gjithashtu versionin blu me frizian e fresket dhe relaksuese, piperin e bardhe, terfilin dhe vaniljen. Keto aroma jane perfekte per t’u marre me vete ne valixhen e pushimeve. Ato jane super edhe pas pushimeve, sepse te kujtojne veren dhe te sjellin ne mendje kujtime te bukura.

Nese nuk do te marresh me vete nje valixhe te madhe, serish zgjidhja e parfumit vjen nga miniversionet, teper praktike per t’u mbajtur ne çanten e dores! Ato i gjen edhe ne set!

 

Bej gjerat qe nuk ben ne te zakonshmen tende dhe shijo momentin!

Ngrihu heret per te shijuar lindjen e diellit. Ndiej ajrin e fresket te mengjesit dhe flladin e lehte pergjate bregut te detit, bej nje shetitje ne pyll ne mbremje dhe degjo sesi natyra bie ne gjume.

Ec me kembe zbathur, harro dietat, ha çfare te duash dhe te pelqen. Pi kafene tende pa e vrare aspak mendjen. Mos u nxito me asgje dhe shijo çdo moment dhe çdo aktivitet. Lexo, bisedo, perqafo njerezit e tu te dashur, por ne radhe te pare – jeto - e shkujdesur, e qete, me rehati, me aktivitete! 

Perjeto dhe shijo çdo moment kudo qe te jesh eshte receta me e mire per transformimin tend pas pushimeve!

Keto jane urimet tona per ty!