Shqipëri
    |         |         |    
Sekretet e tundimit - AVON Albania

Pamja verore në eventet që do të merrni pjesë!

Festivalet Verore, koncertet, dhe eventet në ambientet e hapura janë kthyer në trended Evropiane. Ku duhet të shkoni dhe çfarë duhet të vishni? Cili është stili që duhet t’ju shoqërojë në muajt në vazhdim?

Sezoni i festivalit fillon tashmë që në maj, dhe kulminacionin e ka në gjysmën e dytë të Gushtit. Kjo është koha që festohet në të gjithë Evropën. Ju mund të udhëtoni larg ose të qëndroni në rajonin tuaj, por duhet të gjeni diçka për veten tuaj në shumicën e vendeve. Gama e ngjarjeve dhe eventeve muzikore- si dhe publiku që synojnë - është vërtet i madh.

Pamja verore në eventet që do të merrni pjesë 1

Një përshkrim i përgjithshëm i Festivaleve për 2019

  1. Mund të zgjidhni Kroacinë: ku në Qershor Zhvillohet Festivali Veror. Organizatorët premtojnë që do të sigurojnë atmosferë shpërthyese në plazhet fantastike me shumë adrenaline si dhe evente sportive.
  1. Në fillim të Korrikut organizohen Festivalet e Hapura. Ky event eshte i paharrueshëm pasi marrin pjesë këngëtarë si : Lana del Rey, Traviss Scott dhe The Strokes.
  1. Nuk nuk do të shijoni festat e vërteta nëse nuk do të merrni pjesë vetëm një here Fesivalin Veror ne Marbella në Sanjë! Ai eshte një event madhështor që zgjat gjatë gjithë muajit. Me pjesëmarrjen e artistëve si : Sting, Eros Ramazzotti, dhe Beach Boys. Konsideroni pushime në Spanjë.
  1. Nëse mendoni se Spanja eshë e nxehtë, konsideroni Danimarkën aty ku mbahet festivali Tradicional “Roskilde”. Ky festival është nje ndër festivalet më të mëdhenj të Rockut. Ai u zhvillua për herë të parë në 1971 dhe mikpriti rreth 32 banda muzikore, nga Danimarka. Në 2005 arriti kulmin me rreth 135 grupe muzikore pjesëmarrëse, me grupet me te njohura nderkombëtare të rrokut. Edhe këtë vit do të jetë premtuese dhe madhështore.
  1. Për muajin Gusht sugjerojmë Festivalin “Sziget” në Budapest. Ky event do të jetë gjigant me pjesëmarrës si Ed Sheeran, Florence + The Machine, dhe Post Malone.
Pamja verore në eventet që do të merrni pjesë 2

Trendet 2019: çfarë janë tendencat e makiazhit?

Pamja që kemi në festival nuk ka ndryshuar edhe shumë me kalimin e viteve. Në fund, është verë, është nxehtë, dhe duam të argëtohemi, por gjithashtu të bëjmë një përshtypje. Megjithatë, mbi të gjitha dëshirojmë të ndihemi komodë.

Në Festivalin e fundit të Muzikës dhe Arteve në Luginën e Coachella 2019, një ngjarje që mbahet çdo vit në Kaliforni, që u bë edhe trend për modën e verës në Evropë, boho ishte stili dominues.

Çfarë duhet të merrni me vete për festat verore të modës pa u bërë viktimë e saj?

  • Veshjet e rehatshme dhe komode; ju mund ti kombinoni ato me aksesorë të thjeshtë dhe këpucë komode
  • Nëse dëshironi të vishni pantallona, zgjidhni pantallona të shkurtra.
  • Mos kini frikë nga elementet të ekzagjeruar të veshjes: skajet, kontrastet e materialeve si dhe çantat dominuese - të gjitha këto janë të nxehta!
  • Aksesorët kompletojnë pamjen e festivalit: bizhuteri, rrathë, syze dielli - këto detaje nuk janë më pak të rëndësishme pasi plotësojnë stilin.
Pamja verore në eventet që do të merrni pjesë 3

Aroma

Veshje dhe aksesorët nuk janë gjithçka. Është e vështirë të imagjinohet vera pa aromë, ajo është prekja finale. Çfarë sugjerohet këtë verë?

Aroma joshëse dhe tërheqëse si: “Eve Alluring” me lule Neroli, një eliksir nga frutat e kuqe, si dhe dru sandali dhe musk, ose “Eau de bouquet” në dy versione, versioni më i lehtë i përshtatshëm në mënyrë të përkryeredhe me stilin “boho”. Për meshkuj, dizenjesit rekomandojnë aroma të egra dhe ekstravagante si “Wild Country”.

KESHILLE:

Jo çdo aromë funksionon njësoj si gjatë ditës dhe në mbrëmje. Sigurohuni që të keni së paku 3 shishe parfumesh! Është një ide e mirë për të përfituar nga oferta speciale, si ajo me Eve Alluring në variantin 100 ml, në faqen 53 të Broshurës 09.

Makiazhi

Makiazhi i eventeve duhet të jetë rezistent mbi të gjitha. Makiazhi gjithashtu duhet të jetë koherent edhe me veshjen. Mos harroni se Festivalet verore janë festë për kenaqesi, komoditet dhe relaks.

Trendet e nxehta të makiazhit veror

  • Stili Boho: një bashkim i ngjyrave natyrale me shkëlqim dhe një çikë e çmendurisë
  • Ngjyra të gjalla në qepalla; me efekt mat!
  • Elementë dekorues, dhe jo vetëm për fytyrën, por edhe shpatulla apo pjesë të trupit që dëshironi
  • Lëkurë dhe tipare të theksuara
  • Buzët të dukshme: ju mund të zgjidhni nuancat “nude” apo “vjollcë”

Vera është një kohë për t'u argëtuar.

Të domosdoshmet e festivalit!

Ju tashmë gati planet dhe biletën për tu nisur. Vetëm mos harroni gjëja më e rëndësishme për të marrë me vete për festat verore:

shoqëri dhe humor

Ju pret një verë mahnitëse!