Shqipëri
    |         |         |    
Vitamina C: vitamina e rinisë - AVON Albania

Vitamina C: vitamina e rinisë? Ju informojmë sesi fuqia e portokajve ndikon në lëkurën tuaj!

Ne njohim Vit C që nga fëmijëria. Ajo vepron shumë mire për kollën, ose për ata që kërkojnë të forcojnë sistemin imunitar.

Sasinë e duhur të Vit C e gjejmë tek qitro, dhe ky nuk është i vetmi burim. Si ndikon vitamina C tek bukuria? A na ndihmon ajo në pamjen rinore dhe energjike të lëkurës?

Përgjigja është: po. Ajo quhet ndryshe “mrekullia e të gjitha kohërave” e cila funksionon prej disa vitesh. Produktet me vitaminë C vijnë në variante të ndryshme dhe janë me efekt rinues dhe rigjallërues.

Vitamina C: vitamina e rinisë

Si funksionojnë produktet?

Vitamina C përbërës i rëndësishëm, dhe plotëson disa detyra! Së pari funksionon si antioksidant i fuqishëm. Çfarë do të thotë kjo në praktikë? Ajo Lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin qelizor dhe plakjen e lëkurës. Falë këtyre avantazheve venat e gjakut përmirsëojnë eleasticitetin e tyre duke mundësuar një qarkullim më të lehtë dhe pamje më rinore.

Të gjitha këto benefite u vijnë në ndihmë femrave me kapilarë të dukshëm, si dhe me ato lëkura që kanë probleme me aknet.

Benefitet e vitaminës C janë provuar nga ana mjekësore. Për shumë femra ndihmon edhe në zbardhjen e njollave kafe, zbutjen dhe hidratimin e saj. 

Gjithashtu vitamina C funksionon edhe si filter UV!

Vitamina C: vitamina e rinisë 2

Produkte kozmetike me vitamin C: kujt i rekomandohen?

Ka vetëm një përgjigje: për të gjithë. Ky përbërës i çmuar i vjen në ndihmë vajzave të reja, nga adoleshentët e deri në 20 vjeç, 30 vjeç dhe më të vjetra në moshë.

Pra përveç Vitaminës C që është e përbashkët, ka edhe dicka tjetëer të përbashkët psh. Një produkt me Vit C mund të përdoret nga vajza dhe e ëma.

Serumi Anew Vitamin C: ka fuqinë e duhur!

Serumi Anew Vitamin C serum eshte një produkt i ri me efikasitet të provuar. 99% e femrave që e provuan panë ndryshime në bardhësinë e lëkurës falë përqëndrimit me 10% Vitamin C në një formulë unike dhe të patentuar.

Çfarë ka kaq speciale në të? Përbërësi qëndron aktiv dhe efektiv deri në pikën e fundit.

Efekte si zbardhimi, zbutja dhe rigjallërimi vihen re që nga përdorimi i parë. Pas 2 javë përdorimi: lëkura duhet e re, e tendosur dhe me një strukture më të lëmuar.

Vitamina C: vitamina e rinisë 3

Edhe më shumë efekte: shijo të gjithë Linjën Anew

Serumet me Vitamin C kanë efekt më maksimal sidomos kur aplikohen me të gjithë rutinën e Linjës Anew. Nëse jeni më pak se 30-35, provoni setin me ushqimin e lehtë të lëkurës duke i siguruar lëkurës të gjithë përbërësit e nevojshëm dhe hidratimin e duhur.

Për femra 45+ dhe 55+, rekomandojmë kremra rigjenerues dhe me efekt lifting si dhe ato me përmbajte vitamine C, në këtë rast Serumi me Vitaminë C.

Këto trajtime bukurie jo vetëm që e ndalojnë kohën por të bëjnë të dukesh disa vite më e re.