Shqipëri
    |         |         |    
Disa keshilla per nje Dimer special - AVON Albania

Disa keshilla per nje Dimer special!

Pavaresisht motit te ftohte jashte, periudha e festave dimerore qe fillon me Vitin e Ri mund te ngrohe zemrat dhe mendjet e njerezve! Si te kalosh momente te bukura ne fillim viti pa demtuar vendimet qe ke marre per Vitin e Ri?

Çdo vit ti i premton vetes se do te argetohesh dhe do te besh çmenduri si kurre me pare, dhe zakonisht kjo mbetet nje deshire ne mendjen tende. Zakonisht je nje tip introvert, nuk deshiron te largohesh nga shtepia dhe i dashuri yt kerkon te kaloje me teper kohe duke pare TV? Apo je nje zonje beqare dhe deshiron te kalosh kohen me festa para Dites se Shen Valentinit? Per secilin prej jush ne kemi pergatitur disa keshilla qe kjo periudhe te jete vertete speciale!

Guida e te apasionuarve pas Festave: si te festosh pa u penduar?

Sigurisht qe ti ke hyre ne Vitin e Ri duke festuar cmendurisht – epo kjo eshte nje periudhe qe ndodh nje here ne vit apo jo? Megjithashte, argetimi dhe festat vazhdojne dhe ti duhet te perfitosh sa me shume prej tyre!

Para disa kohesh festat zgjatnin deri ne 3 dite dhe 3 ditet e tjera ishin per te pushuar, por kjo periudhe per shumicen prej nesh ka kaluar. A punon ndersa ndjek studimet? Atehere e Premtja ose e Shtuna jane ditet me te mira per te festuar. Planifiko 1-2 festa ne muaj, por sigurohu qe pas neteve pa gjume do te kesh kohen e majtueshme per te pushuar dhe rikthyer energjite e tua.

Si te jesh mbreteresha e festes? Provo te besh nje imazh unik sepse nuk eshte koha e fustanit te zi elegant dhe syve te lyer lehte! Eshte koha te eksperimentosh dhe te magjepsesh te tjeret me pamjen tende. Per te lene nje pershtypje te fuqishme mbaj nje parfum te forte, si psh Sparkling Attitude.

Nuk ke me ke te dalesh? Njihu me njerez te rinj! Ne ditet e sotme, ne kohen e internetit, kjo gje eshte mjaft e thjeshte!

Guida e shtepiakeve: si te dalesh dhe te mos shpenzosh kohen tende shtrire ne nje divan?

Kur ne rritemi, krijojme familje, kemi marredhenie te gjata, shpenzojme me shume kohe duke punuar. Festat dhe periudha e argetimit fillojne te kthehen gjithnje e me pak te rendesishme. Gjithsesi, te gjithe kane nevoje per pak pushim nga rutina e perditshme. Ne kemi nevoje per kontaktin me te tjeret, te ndjejme se jemi gjalle dhe pavaresisht kalimit te viteve dhe moshes, perseri te vazhdojme te argetohemi.

Te qendrosh ne shtepi eshte nje opsion i mire, divani dhe TV jane miq te mire dhe te vjeter, por ne nuk kemi lindur vetem per te punuar, per te paguar faturat dhe per tu plakur!

Ne pragun e Vitit te Ri ka kaq shume festa te organizuara, ndaj nuk eshte momenti per te qendruar ne shtepi. Eshte mire te mos organizoni festa ne ambjentet e shtepise sepse dihet qe nuk do te veshesh fustanin tend me te mire apo te besh nje makiazh ekkstravagant nese do te qendrosh ne shtepi. Provo te dalesh me miqte ne nje pub. Zgjidh diten dhe Shko!

Guida e argetimit per femrat beqare

Periudha e festave eshte rasti me i mire per t’u njohur me dike dhe per t’ia kaluar bukur, veçanerisht nese planet e Vitit te Ri nuk jane per te kaluar diten e Shen Valentinit vetem.

Çfare eshte me e rendesishme? Te jesh me pro aktive dhe te largohesh nga 4 muret e shtepise. Per te takuar dike, mjafton te dalesh! Nuk jane te nevojshme festat e medha! Organizo nje takim me miqte dhe kerkoji atyre te ftojne sa me shume miq! Kjo metode do te zgjeroje rrethin e miqve tuaj dhe kush e di!? Mund te gjejsh fatin tend

Miqte e tu te kane zhgenjyer? Qendro pro aktive! Perdor opsionet e takimeve online/ne gazeta ose aplikacione per njohje te tilla dhe dil me dike qe te terheq vemendjen! Nuk po ben asgje te keqe! Si takim te pare merr nje kafe ose shko per nje dreke sepse nese ekziston kimia midis jush mund edhe te shkoni per te kercyer se bashku!

Paci nje dimer te mbare!