Shqipëri
    |         |    
Vaji i Arganit – avantazhet e perdorimit - AVON Albania

Vaji i Arganit – avantazhet e perdorimit. Çfare perfiton nese ‘’miqesohesh’’ me kete leng te arte?

Produktet natyrale ne perberes organike jane me te mirat jo vetem per perdorim kulinar por edhe si produkte kozmetike. Keni degjuar ndonjehere per vajin e arganit? Nese jo, duhet ta njihni patjeter! Meso me teper se çfare mund te perfitosh nga kjo formule e arte!

Vajrat kane qene nje nga produktet me te kerkuara prej vitesh tashme. Ato perdoren si produkte kozmetike ose mund te aplikohen direkt mbi lekure dhe floke. Trajtime te tilla per bukurine jane me teper se thjeshte nje risi, sepse njihen tashme per perdorimet e tyre gjeresish nder vite, per te mos thene nder shekuj! Femrat perdornin vajrat e ndryshem qe ne kohet me te lashta, po ashtu si edhe familjet mbreterore njihet se vleresonin cilesite e tyre.

Formulat vajore ne kohet e meparshme perdoreshin vetem nga personat me te pasur, sepse pak pika nga keto formula te çmuara, kushtoni shume. Fatmiresisht, ne ditet e sotme ne mund te gezojme te gjithe fuqine e tyre.

A ia vlen? Absolutisht, po!

Vaji i Arganit – avantazhet, perberesit

Vaji i arganit, i njohur ndryshe edhe si ‘’ lengu i arte i Marokut’’, perfitohet nga frutat e pemes spinoza te Arganit. 1 liter vaj perfitohet nga disa dhjetra kilograme frutash – ky aspekt ndikon gjithashtu edhe tek çmimi i ketij vaji. Ka dy lloje vaji argani: nje eshte krijuar si produkt ushqimor qe midis te tjerash zvogelon nivelin e kolesterolit negativ dhe permireson qarkullimin e imunitetit dhe tjetri perdoret si nje produkt kozmetik.

Cilet perberes te vajit te arganit aplikohen ne lekure? Ky vaj eshte shume i pasur me acide yndyrore dhe vitamine E.  Vaji perterin lekuren e thate dhe te ashper, duke ndihmuar ne kurimin e shenjave dhe te çarave, eliminimin e rrudhave dhe – ne paradoks – zvogelon problemet yndyrore te lekures.

Vaji i Arganit njihet gjithashtu per vetite anti- inflamatore dhe te favorshme kur aplikohet mbi floke. Nese problem yt jane floket dhe majat e ndara, sigurohu per perberesit!

Vaji i Arganit – ku mund ta gjesh?

Vaji i Arganit mund te perdoret ne formen e tij bruto, por se bashku me benefitet e tjera ai ka edhe disa disavantazhe. Per kete arsye, vaji i arganit perdoret si perberes i rendesishem ne shume produkte kozmetike qe shfaqin cilesite e tij pozitive ne kombinim me perberes te tjere, duke permiresuar masivisht procesin e aplikimit.

Ku mund te gjesh kete perberes te çmuar?

Si ushqyes per trupin, fytyren dhe floket nga linja Planet Spa, ne pastruesit e fytyres piling nga e njejta linje, serumin e flokeve, kremin e duarve, madje edhe ne maskaren Avon True.

Ne ju keshillojme te zgjidhni keto produkte, sepse kujdesi per bukurine behet jo vetem i kendshme por gjithashtu edhe efikas.

Produktet kozmetike qe kane ne perberjen e tyre kete perberes magjik rekomandohen veçanerisht per femrat qe kerkojne rigjenerim te flokeve dhe lekures, si edhe riperteritje te lekures ne butesi dhe tendosje.