Shqipëri
    |         |         |    
Festat e Fundvitit dhe Vitit të Ri 2019 - AVON Albania

Festat e Fundvitit dhe Vitit të Ri 2019 – me cilin makiazh do të shkëlqeni?

Makiazhi i Natës së ndërrimit të viteve ka rregullat e veta. Në varësi të stilit tuaj ju mund të jeni perfekt! Cili është trendi i sezonit dhe me cilin makiazh do të dukeni perfekte?

Nuk ka rregulla strikte kur përzgjidhni tipin e makiazhit, por me një ndryshim: mos u tregoni të turpshëm ose delikat. Të qënit modest në makiazh mund të jetë pjesë e përditshmërisë por festat ose nata e ndërrimit të viteve kërkon diçka të çmendur ose theksuese dhe mos u frikso nga kombinim i pazakontë.

Makiazhi i Festës së Vitit Vitit të Ri – rregullat bazë

Para se të aplikosh makiazhin – sidomos në mbrëmje është mirë të tregosh një përkujdesje speciale. Ne ju këshillojmë të përkujdeseni paraprakisht. Lëkura e bukur dhe e përkujdesur do të sigurojë pamje më të kuruar të makiazhit dhe më pak probleme në aplikimin e tij.

Çfarë duhet të bëni? Maska e fytyrës dhe pilling do të ishte zgjidhja perfekte. Nëse keni probleme me lëkurën, mendo rreth përgatitjeve disa ditë paraprakisht. Nëse dalloni akne dhe parregullsi, duhet të filloni përkujdesjen dhe trajtimin e duhur . Sa më pak probleme me lëkurën, aq më të thjeshtë do ta keni realizimin dhe efektin e makiazhit të dëshiruar.

Festat e Fundvitit dhe Vitit të Ri 2019

Këshilla jonë:

Nëse dëshiron përkujdesje speciale për lëkurën pranë festive, provo maskën e artë Anew Ultimate me grimca të vërteta të arta. Lëkura jo vetëm që ka shumë përfitime pas përdorimit të maskës, por merr një pamje shkëlqyese dhe të shëndetshme njëkohësisht! Nëse dëshiron përkujdesje për të gjithe trupin, provo Linjën Planet Spa. Ne rekomandojmë veçanërisht vajin shkëlqyes për trupin, i cili siguron efekt shklëlqyes!

Si duhet të jetë makiazhi i Natës së Ndërrimit të Viteve? Mbi të gjitha duhet të zgjasë!

Makiazhi i Natës së ndërrimit të viteve ose mbrëmjeve festive duhet të zgjasë gjatë. Ai duhet të qëndrojë deri në fund të festës. Nëse përdorni produkte cilësore, makiazhi juaj do të qëndrojë për orë të tëra…

Dy sekrete të cilat bëjnë makiazhin të zgjasë më shumë  janë primer i syve dhe kremit pudër. Eshtë e rëndësishme të zgjedhësh kremin e duhur pudër (ne rekomandojmë kremin pudër Extra Lasting dhe Linjën Luxe), nuancë për sytë e cila reziston gjatë duke mos rrëshkitur.

Festat e Fundvitit dhe Vitit të Ri 2019 2

Makiazhi i Festës së ndërrimit të viteve: shkëlqe, shkëlqe, shkëlqe!

Makiazhi festiv nuk njeh kufij – pavarësisht se zakonisht varet edhe nga lloji i festës në të cilën ju do të merrni pjesë, cilin stil do të zgjidhni dhe cilat janë preferencat tuaja.

Ne rekomandojmë që ju të eksperimentoni dhe jo vetëm me ngjyrën – por edhe me makiazhin. Mbani gjithmonë nuanca nude të të kuqit të buzëve ose të kuqe jo të ndezur? Provo të vendosësh sipër të kuqerremtë, të artë ose nuancat e vjollcës. Preferon version për sytë me efekt “smokey eye”? Ai është shumë tundues dhe guxues njëkohësit!

Këshillojmë të aplikoni një ngjyrë të ndezur dhe me shkëlqim edhe të llakut të thonjve. Kombinimi i dy nuancave sjell rezulatet unike!

Makiazh festiv: super këshilla!

Mos harro që makiazhi nuk i referohet vetëm syve dhe buzëve – duke përdorur paletë konturuese dhe një furçë të gjerë ju mund të krijoni një efekt optike të dëshiruara!

Eshtë e vështirë ta besosh? Shikoje se si mund ta realizosh!

Nëse ëndërroni për pamje qerpikësh “hollivudi” aplikoni disa shtresa maskarë dhe më pas krihni qerpikët me një aplikues të pastër. Ju nuk do të jeni i vetmi person i surprizuar nga rezultati.

Ju urojmë pamje perfekte dhe festa të gëzuara!