Shqipëri
    |         |    
ZBRITJET – si te perfitosh pa bere çmenduri - AVON Albania

ZBRITJET – si te perfitosh pa bere çmenduri?

Black Friday po vjen dhe kjo eshte nje periudhe qe pritet me padurim nga te apasionuarit pas zbritjeve, veçanerisht gjate Festave te Fundvitit. Si ka lindur kjo Feste dhe si mund te perfitosh nga oferta – jo vetem gjate Black Friday – duke evituar pendesat ne te ardhmen?

Origjina e periudhes Black Friday nuk eshte e sigurte; eshte e qarte se kjo tradite vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe se ‘’zbritjet gjate festave’’ vijne menjehere pas Dites se Falenderimeve. Qindra amerikane shkojne per blerje ate dite dhe ka dyndje ne dyqane, shpeshhere edhe rremuja ku klientet, ndonjehere rrembejne produktet nga duart e njeri tjetrit!

Zbritjet dhe shitjet nxisin emocione – por gjithsesi ruajta e racionalitetit duhet te jete e pranishme kur shpenzohen para.

Si te blesh pa u penduar me pas?

ZBRITJET – si te perfitosh pa bere çmenduri
  1. Mos harro: zbritjet nuk jane fundi i botes

Blerjet gjate periudhes Black Friday ndodhin per nje periudhe te shkurter kohe kur ne tundohemi nga ofertat speciale. Kjo gje na ben te prirur per te shpenzuar para dhe te marrim vendime te shpejta. Disa prej tyre ia vlejne, por gjithsesi jo gjithçka qe vleresohet si ‘’zbritje’’ duhet te kontrolloje abuzimet tona ndaj shpenzimeve.

Black Friday na vjen ne ndihme per blerjen e dhuratave per Festat e Fundvitit, ose produktet qe mund te na duhen para festive. Gjithsesi, duhet te mos harrojme se menjehere pas pushimeve shitjet/ zbritje te reja do te kete. Le te mos e trajtojme kete periudhe si e vetmja po aq sa te mendojne se ndoshta nuk do te perseritet serish.  

  1. Vendos çfare te duhet dhe sa mund te shpenzosh

Lista e vjeter e blerjeve eshte zgjedhja jote me e mire. Nese deshiron te marresh disa Dhurata Festash gjate periudhes Black Friday, keshillohet te percaktosh se çfare do te dhurosh dhe kujt. Kjo liste mund t’ju kurseje kohe dhe para.

Me pas, mendo per nevojat e tua ne te njejten menyre. Nese po ploteson garderoben dimerore ose rifreskon produktet e makizhit – kontrollo paraprakisht se çfare te duhet dhe shtoje ne liste.

Nese kjo metode nuk funksionon per ty, mund t’i rikthehesh produkteve te paperdorura, madje edhe atyre qe ke blere me ofertat Black Friday. Eshte zgjuarsi te lesh disa dyer hapur dhe te te kontrollosh shpenzimet e tua.

Mos harro: Periudha e Festave ka shume shpenzime; nuk ia vlen te zbrazesh totalisht llogarine bankare gjate Black Friday.

ZBRITJET – si te perfitosh pa bere çmenduri 3
  1. Verifiko nese ofertat speciale jane oferta te verteta

A tingellon e dyshimte? Jo te gjitha ofertat Black Friday jane terheqese. Ndonjehere per te marre zbritje duhet te shpenzosh nje sasi parash. A te duhen 3 pale kepuce ose 2 aparate te rinj celularesh? Ndoshta kjo oferte speciale do te perfundoje ne dollapin tend sepse ty te duhet vetem 1 nga 3 produktet?

Te blesh diçka qe nuk te duhet nuk eshte aspak Speciale! Sigurohu te zgjedhesh me zgjuarsi dhe ndiej kenaqesi nga zbritjet!