Shqipëri
    |         |    
Dita ime “e zgjuar”-Ora smart AVON - AVON Albania

Dita ime “e zgjuar” - Ora smart AVON

Fundi i vitit është koha më e përshtatshme për nisjen e aktiviteteve fizike. Në këtë periudhë kam vendosur të mos pres fillimin e vitit, por të kem një periudhë parapërgatitore, kështu që fustani im i vitit të ri mund të më qëndrojë në mënyrë perfekte (për shumë arsye, shumë embëlsira do të thotë shumë ngushtë).

Dita ime “e zgjuar”-Ora smart AVON

Kam shumë objektiva që i kam vendosur vetes dhe ndihem e motivuar, pasi kam vendosur orën “smart” të Avon.

Jam shumë e vëmendshme rreth funksioneve që ka ora. Ajo ofrohet në dy versione: e zeza klasike dhe roza pudër. Sigurisht unë zgjidha opsionin e dytë. Përveç ngjyrës atraktive edhe forma e saj tërheq vëmendje: ora nuk është e madhe, ka përmasa standarte dhe ky është një avantazh i madh. Mund ta mbaj me aksesorë të tjerë si byzylyk; në fakt ato shkojnë shumë sëbashku. Fusha e zezë e orës ndriçohet kur preket apo vjen një njoftim.  

Le ta nisim me rradhë: opsionet.

Ato janë shumë të thjeshta për tu përcaktuar. Ora mund të karikohet me kabullin USB dhe sinkronizohet me smart fonin tuaj nëpërmjet Bluetooth. Aplikacioni “WearHealth”, aplikohet në sistemet operative Android dhe iOS. Për të vijuar duhet të vendosini të gjithë opsionet, numri i hapave që dëshirojmë të kryejmë gjatë ditës (unë psh. kam vendosur të kryej hapat e sugjeruara nga ora rreth 10 000 në ditë), dhe të aktivizoj njoftimet për aplikacionin e përzgjedhur.

Meqë jemi tek njoftimet – nuk e kisha ditur se një opsion kaq i theshtë mund të jetë kaq i nevojshëm! Sikurse dhe “smart foni”, e kam me vete orën time gjatë gjithë kohës, pra njoftimet janë opsion shumë i mirë dhe i thjeshtë. Veçanërisht për dikë, që shpenzon shumë kohë në komunikim nëpërmjet sms-ve. Tani jam e bindur se asnjë sms nuk do më kalojë pa u vënë re.

Le të njihemi me funksionin kryesor të pajisjes, i cila numëron hapat gjatë gjithë ditës. Unë e di shumë mirë faktin që sporti është i shëndetshëm, por deri tani nuk e kam ushtruar ate. Kush e gjen kohën për sport kur punon rreth 8-orë në ditë? Pikërisht ora na vjen në ndihmë duke na motivuar të shkojmë drejt hapave të dëshiruara. Fatkeqësisht nuk e kam arritur ende 10 000 , por synoj ti arrij sëshpejti.

Për tu rithyer në formën e mirë fizike, vendosa të luftoj me dembelizmin tim dhe në vend të ashensorit do të marr shkallët. Sa më pranë arritjes së qëllimit të jem, aq më shumë ndihem e inkurajuar. Sa me shumë nuk marr autobuzin aq më shumë aktive ndihem duke ecur. Dhe sigurisht, drejt qëllimit tim për të kryer 10 000 hapa në ditë e realizoj duke bërë sportin tim më të preferuar -shoping. Duke ecur përreth dyqaneve  bëj edhe hapa shtesë, pra kombinoj kënaqësinë me domosdoshërinë, duke e justifikuar veten me ekskursione  në qendra tregtare.

Dita ime “e zgjuar”-Ora smart AVON 2

Ora ka edhe opsionin “sport” – për personat që dëshirojnë ruajnë hapat e tyre.

Për fat të keq, qëllimet pozitive ishin ato që unë arrita … por jam e sigurtë që me vullnet të plotë do të arritj edhe qëllimin e arritjes së 10.000 hapave do ditë!

Ora është një mjet fantastik për t’ju inkurajuar drejt aktivitetit sportiv, qoftë edhe vetëm ecje sportive. Ora është ide dhurate për veten tuaj apo edhe për miqtë dhe të afërmit, të cilët vlerësojnë askesorët e domosdoshëm.