Shqipëri
    |         |    
Tendencat e makiazhit 2018 - AVON Albania

Tendencat e makiazhit 2018. Si te mbash nje makiazh modern?

Tendencat e makiazhit, ashtu si edhe moda ne pergjithesi, ndryshojne shpesh. Ku duhet te investoni kete vit? Cilat jane nuancat qe mbizoterojne ne pasarela, dhe cilat kane dale jashte mode? Ne ndajme me ju disa tendenca makiazhi!

Per sezonet e se ardhmes ne kemi perdorur nje variacion sugjerimesh makiazhi dhe foto te ndryshme nga revistat prestigjoze te modes. Sezoni aktual ndjek keto tendenca dhe ka disa ndryshime qe jane teper te veshtira per t’u injoruar. Kete sezon ne heqim dore forcerisht nga makiazhi i renduar, perfeksionimi i parregullisive dhe elementet e ekzagjeruara qe i ngjajne stilimeve teatrale, dhe i kthehemi bukurise natyrale dhe theksimit te bukurise se brendshme tek secili prej nesh! Ky eshte nje lajm i mire!

Ngjyra kafe eshte e arte!

Kafja eshte padyshim ngjyra e ketij sezoni, por mos u shqetesoni, nuk ka vend per t’u merzitur! Numri i nuancave qe ofrohen mund t’ju lere pa fryme, ndersa kombinimi i efektit mat me shkelqimin dhe eksperimentimi me nuancat e se artes ju jep mundesine per nje makiazh perfekt!

Tendencat nude vazhdojne te influencojne makiazhin e ketij sezoni: qepallat e syve ne ngjyrat e tokes, lekura delikate porcelan dhe vetullat e theksuara fort. Per eventet me te medha nuancat me pigmente me te erreta do te jene me perfekte, madje bashke me nje vijezues ngjyre bronz ose te arte, ne kombinim me nje manikyr te kendshem efekt metal.

Kenaqu me ngjyrat bronz edhe mbi thonj!

Çmenduria e ngjyrave

Mbizoterimi i nuancave bronz nuk nenkupton qe ngjyrat e tjera duhen harruar. Hiq dore me mire! Ka nje tendence dukshem me te qarte mbi pasarela per t’u fokusuar ne makiazhin e forte per syte dhe me ngjyrat intensive.

Qepalla blu? Pse jo! Nuanca neon mbi qepalla? Po! Sigurisht, kjo nuk eshte e rekomandueshme per kedo dhe per çdo dite, por le te mos harrojme se makiazhi eshte nje forme loje dhe nuk duhet te merret kaq seriozisht!

Vjeshta dhe dimri mund te jene depresive dhe te trishtuara: vlen te lesh fantazite e tua te luajne dhe te permiresojne humorin tend!

Buzet, nje prioritet

Buzet e kuqe jane ende ne mode, si gjithmone. Edhe kur ngjyra duket e ekzagjeruar dhe e veshtire si fillim, ju mund te eksperimentoni me pak me pak nuance. Ka kaq shume nga ku mund te zgjidhni, dhe padyshim do te gjeni kombinimin perfekt.

Keshillohet te aplikoni te kuqin e buzeve, veçanerisht nje ngjyre te forte, me nje furçe speciale, qe cepat te jene te sakta dhe ju mund te evitoni te shkoni pertej kontureve.

Me teper shkelqim!

A ju pelqen lekura mat, mbuluar me shume puder? Epo, lajm i keq! Artistet e makiazhit kete sezon nuk kane aspak ndrojtje te perdorin theksuesin, dhe tendenca e sezonit 2018 eshte nje lekure me shkelqim.

Theksohen jo vetem faqet por edhe temthat, zona posht vetullave si edhe cepat e syve.

Nese deshiron te theksosh tiparet, perdor nuancen bronz dhe nuancen e faqeve.

Nje pamje e tille, perfekte per çdo dite, kombinohet mire me shkelqyesit natyrale te buzeve.

Tendencat e flokeve? Me e lehte!

Floket mund te jene delikate dhe natyrale kete sezon: kaçurrelat, ondet prerja e viteve 90’, aksesoret e bishtave, kapeset, rripat e flokeve dhe lirshmeria e pergjithshme.

Padyshim ky nuk eshte sezoni i stilit, jo vetem ne floke por edhe ne ngjyra.

Keto jane te gjitha lajme te mira, sepse tashme eshte me lehte stilimi i flokeve ne kushtet e shtepise, vete.

Tendencat jane te rendesishme dhe vlejne per frymezime, por ne fund zgjedhja me e mire eshte ajo qe te ben te ndihesh me mire! Kenaqu dhe eksperimento me pamjet e ndryshme, por mos e sforco kurre veten!