Shqipëri
    |         |    
Çfare te magjeps tek nje femer - AVON Albania

Çfare te magjeps tek nje femer? Ne e dime se çfare i terheq meshkujt!

Pjesa me e madhe e femrave perpiqen te jene vertete terheqese. Kjo gje sjell ne vemendje yjet e kinematografise qe i bejne meshkujt t’i bien ne gjunje dhe te çmenden pas tyre. Gjithsesi, edhe femrat e zakonshme jane terheqese. Çfare e ben nje femer magjepsese, dhe si t’i afrohemi ketij rrethi vicioz?

Ne kundershtim me ate qe ne mendojme shpesh, meshkujt nuk presin nga femrat perfeksionin dhe ketu nuk behet fjale as per supermodelet apo Miss Boten. As yjet e kinematografise qe perceptohen si seks simbol apo simbol i bukurise, nuk jane ideale. Marilyn Monroe i kishte syte shume larg njeri tjetrit, hunde te madhe dhe nuk ngjante aspak me bukurite klasike, por ajo u kthye ne simbolin e bukurise duke e mbajtur kete titull per me shume se gjysem shekulli pasi nderroi jete.

Edhe sot shume meshkuj perceptojne nje femer si magjepsese, larg asaj qe i referohet perfeksionit. Cilat jane cilesite qe duhet te kete nje femer magjepsese?

  1. Femra terheqese e pelqen shume veten

Ky eshte rregulli thelbesor. Kjo gje nuk nenkupton te mos qenit e vetedijshme per mangesite apo disavantazhet, por tregon se ne mund te jetojme mire me to dhe t’i gezohemi feminilitetit.

Nje femer magjepsese ndihet mire me veten dhe ne vend qe te perqendrohet tek te metat, nxjerr me ne pah avantazhet e saj. Ajo e di qe perfeksioni eshte nje fantazi. Ndaj, besimi ne vetvete eshte vertete seksi!

  1. Femra terheqese thekson feminilitetin e saj

Ajo nuk ka frike nga vetja, madje nuk eshte as vulgare, por ashtu si pjesa me e madhe e meshkujve deshiron te kete pak mister. Antropologjistet pohojne se duhen disa sekonda per te vendosur nese dikush te pelqen apo jo gjate takimit te pare. Çfare shikojne si me te rendesishme meshkujt? Syte- ato duhet te theksohen me nje makiazh te bukur, buzet -mund te zmadhohen dhe theksohen me pak shkelqyes ndersa veshje te jete sa me femerore.

  1. Nje femer terheqese eshte natyrale dhe e relaksuar

Te qenit e tensionuar nuk do te rrise vemendjen ndaj teje. Ndonjehere ne deshirojme te leme kaq shume pershtypje saqe kthehemi ne robote te kurdisur.

Besoji magjise natyrale dhe nje buzeqeshjeje te çilter. Ndal se menduari per pershtypjen qe do t’i lesh personit tjeter dhe keshtu do te kesh gjithe vemendjen e meritur!

  1. Nje femer terheqese shfaq interesin e saj

Meshkujt e çdo moshe, kane deshire te lene pershtypje te mira. Sigurisht, nuk behet fjale per nje shfaqje te ekzagjeruar apo çiltersi te tepruar por terheqja qe ndihet ne çdo rast ose pas çdo fjale, kuptohet kur eshte reciproke. Deshiron t’i lesh pershtypje nje mashkulli? Tregoji atij se edhe ti je e magjepsur!

  1. Nje femer terheqese ka nje arome te mire

Aroma eshte nje afrodiziak i paharrueshem. Nese deshiron te magjepsesh, duhet te mbash nje parfum. Çfare funksionon me mire? Kjo gje varet, ndaj eshte e kote te ‘’fshehesh’’ veten pas nje arome qe nuk perpshtatet mire me ty. Vlen te permendet qe parfumet qe mbeten ne mendje jane ato me delikatet, me aroma paksa te embla dhe aspak feminore.

Nese jeni duke kerkuar nje arome te re, provo Avon Luminata, krijuar nga parfumieri me fame nderkombetare Maurice Roucel, qe ka krijuar, midis shume te tjerash, aromat DKNY dhe Gucci. A s’ju duket dhe ju kaq terheqes? Provoje!