Shqipëri
    |         |    
How to choose the right makeup for your type - AVON Albania

Si të përzgjedhësh makiazhin e duhur sipas tipit të bukurisë që ti ke? Ide dhe truke!

Dëshiron të nisësh me aplikimin e makiazhit por nuk ke njohuri rreth tij? Po eksperimenton me mënyra të gabuara, nuk ke idenë çfarë dhe si të aplikosh? Dëshiron të evitosh mënyrat jo efikase të makiazhit? Kemi përgatitur një guidë të zgjeruar kështu që do të mësosh rregullat bazë të makiazhit! 

A ekziston makiazhi universal? Po të flasim në teori—po, sikurse ne të gjitha mund të veshim një fustan klasik të zi apo këmishë të bardhë dhe mund të dukemi mirë.

Gjithësesi, ka disa specifika. Jo të gjithëve na shkon një prerje, disa modele na shkojnë edhe disa jo, por ka gjithmonë edhe gjëra që duhen evituar.

Femrat me vithe të gjëra duhet të evitojnë pantallonat stil i ngushtë, por ato ngjajnë bukur me funde në formë kove që nxjerr në pah pjesën e belit dhe fsheh gjërësinë.

Rregulla të ngjashme konsiderohen edhe për aplikimin e makiazhit.

Kur makiazhi aplikohet në mënyrën jo të duhur, mund të shkaktojë më shumë probleme në pamje.

Cilat janë rregullat që duhen ndjekur?

 

Përzgjedhja e makiazhit: të njohësh pikat e forta dhe të dobëta të pamjes tënde

 

Para se të aplikosh makiazh, vëzhgo me kujdes formën dhe tiparet e fytyrës, si dhe përcakto pikat e forta dhe të dobëta.

Me çfarë krenohesh më tepër? Çfarë dëshiron të theksosh, dhe çfarë të korrigjosh?

Mkaizhi për sytë e mëdhenj ndryshon nga ai syve të vegjël; Hunda e dukshme mund të zvogëlohet në mënyrë optike, ndërsa buzët e vogla mund të zmadhohen.

Ne vetëm duhet të jemi të vetëdijshëm për qëllimet tona, dhe të shmangim në mënyrë të padiskutueshme detaje që ne do të donim të fshihnim.

Duhet të njihni llojin tuaj të lëkurës: tone të ngrohta apo të ftohta, stinën në të cilën ndodheni: në pranverë, verë, dimër apo në vjeshtë?

 

Si të përzgjedhësh makiazhin e duhur sipas tipit të bukurisë që ti ke Si të përzgjedhësh makiazhin e duhur sipas tipit të bukurisë që ti ke 3

Përzgjedhja e makiazhit: sytë

Nëse sytë tuaj janë të mëdhenj, ju mund të bëni gjithçka; aplikimi i maskarës, vlen për të gjithë. Nëse sytë tuaj janë të vegjël, duhet të shmangni hijet e errëta në pjesën e poshtme të syrit: vijëzuesi i zi në pjesën e brenshme të syrit duhet evituar pasi do të zvogëlojë dukshëm syrin tuaj dhe do ta bëjë atë të më të thellë.

Nëse duhet të theksoni sytë, përdorni vijëzues diamanti, mundësisht në hije të lehta. Efekti më i mirë mund të arrihet duke aplikuar një vijëzues më të errët në qepallat e sipërme dhe më të lehtë në pjesën e poshtme.

Përzgjedhja e makiazhit: buzët

Si të përzgjedhësh makiazhin e duhur sipas tipit të bukurisë që ti ke 2

Ky element i fytyrës ju lejon më shumë mundësi zgjedhje, gjithësesi duhet të njiheni me truket më të mira. Të njihni tipin e bukurisë tuaj është gjëja e duhur. Nuancat e ftohta kanë ngjyra (trëndafil i errët dhe bezha, e kuqe me nëntone blu, dhe kumbull), lloje të tjera buzësh shkojnë me nuanca të ngrohta  (koral, të kuqe në portokall, bezhë e ngrohtë, dhe kafe).

Shkëlqimi zmadhon në mënyrë optike buzët dhe thekson buzët: e përshtatshme për buzë të holla.

I kuq i buzëve mat thekson buzët me formë, por aplikimi i tij kërkon precision perfekt. Nëse nuk keni eksperiencë në aplikim më mire aplikoni shkëlqyes.

Varianti i nuancave satin Mat, pasi mund të aplikohet nga të gjitha tipet dhe format e buzëve.

Po nuanca? Aplikimi i nuancave të lehta këshillohet nëse duam efekt buzësh të plota. Nëse keni buzë të plota mund të përdorni cilëndo nuancë madje edhe një shumë intensive; këshillohet një makiazh jo shumë i theksuar i syve kur aplikoni nuancë intensive të buzëve, sepse përndryshe makiazhi juaj do të ngjajë shumë i ekzagjeruar.

Përzgjedhja e makiazhit: kremi pudër dhe pudra

Kjo është një tjetër fushë e rëndësishme në të cilën ju duhet të njihni tipin e lëkurës tuaj; Për tipe lëkurash të ndryshme rekomandohen krem pudra të ndryshme. Nuanca e kremit pudër duhet të zgjidhet “live”; nëse keni mundësi provoni një produkt provë: ka më tepër mundësi që zgjedhja juaj të jetë e duhura.

Pudra është më e thjeshtë për tu përzgjedhur, sidomos kur jeni duke kërkuar një pudër transparente, e cila përshtatet mirë me nuancën e kremit pudër. i njëjti rregull funksionon edhe në përzgjedhjen e bronxerit dhe nuancës së faqeve . Nëse dëshiron formësimin optik të fytyrës, thekso tiparet, duke e bërë fytyrën të duket më e hollë. Mëso rregullat e konturimit të fytyrës.

Përzgjedhja e makiazhit: sipas moshës

Si të përzgjedhësh makiazhin e duhur sipas tipit të bukurisë që ti ke 4

Makiazhi duhet të përshtatet sipas moshës dhe rastit. Ne nuk e aplikojmë nuancën e Kuqe të të kuqit gjatë gjithë kohës, dhe sy me efekt “të tymosur” në plazh.

Ky tip makiazhi na tregon më serioz dhe të ekzagjeruar, dhe në disa pozicione pune është i papranueshëm.

Makiazhi i përditshëm duhet të jetë i lehtë. Shkëlqyes, i kuq buzësh, krem pudër ose BB, dhe maskarë.

Për evente të tjera, nuancë dhe vijëzues për sytë. Rutina e makiazhit të duhet të përfshijë edhe konturimin e fytyrës dhe theksimin e vetullave.

Njihu me rregullat, thyeji rregullat

Mbani mend: rregullat duhen ndjekur, por ndonjëherë ehde mund të ndiqni instiktin dhe stilin tuaj unik! Dhe në këto raste lyerja e thonjve me nuanca të theksuara, I kuq buzësh në nuancë “extravagant fuchsia”, ose nuancë të syve “të çmendura”.

Makiazhi jo vetëm duhet të nxjerrë në pah bukurinë tuaj, por edhe t’ju japë kënaqësi dhe vetëbesim!

Mos ji edhe shumë serioz! Ti edhe mund të frymëzohesh nga Vipat dhe vidiot tutorial të  bloggereve në youtube, dhe mahnit me diçka që askush nuk e priste prej teje!

Paçi Fat!