Shqipëri
    |         |    
7 ways to become a rebel with no regrets - AVON Albania

7 mënyra si të jesh “rebele”

“Vajzat e mira” janë më të pëlqyerat, por ato me “shpirt rebel” janë më të lumturat.

A nuk jeni mërzitur duke qënë korrekte me gjithçka?

 

Femrat synojnë “të jenë shumë të mira”.

Megjithatë, qëllimi nuk është që të jenë e pasjellshme ose e papërmbajtur, pasi të qënit  “rebel” nuk nënkupton mungesën e sjelljeve të mira.

Rebelët vënë në pikëpyetje mënyrën standarde të të menduarit; ata nuk e lejojnë askënd të të kenë ndikim të tepërt mbi ta, ata dinë të thonë "JO", dhe NUK kanë frikë të mbrojnë mendimet e tyre.

Si të jesh rebel, dhe pse ia vlen të bësh?

 

  1. Praktiko të thuash “JO”

 

Ky është element karakteristik i të qënit rebel. Fëmijët ndihen shumë spontan të thonë: “jo” është në fjalorin e tyre dhe çdo nënë mund ta konfirmojë këtë. Fatkeqësisht kur ne rritemi e humbasim këtë aftësi, sidomos kur prindërit dhe mësuesit e pretendojnë këtë.

“JO” është e rëndësishme—jo vetëm në jetën private, por edhe në punë edhe jetën sociale. Psikologët pretendojë, një “jo” e fortë  është si një “po” e vërtetë. Dhe kjo është mëse e vërtetë pasi ju keni të drejtën të refuzoni pa ndjesi faji, turpi dhe justifikimi e zhvilluar gjithmonë për të mos zhgënjyer askënd.

Si mund të thoni “jo”? praktikohuni! Dhe pranoni të drejtën për ta bërë këtë!

 

7 mënyra si të jesh “rebele
  1. Vendosni kufijtë tuaj

 

Ne nuk promovojmë shkaktimin e debatit. Kufijtë, ku ju i vendosni të tjerëve dhe vetes tuaj ju bëjnë të kuptoni çfarë të pranoni ose jo.

Vendosja e kufirit, mbi atë çfarë ne duam dhe nuk duam, është një domosdoshmëri e rëndësishme, e cila na përçon sinjalin për të thënë “jo”.

Ndonjëherë nuk duhet të jemi edhe shumë hermetik pasi mund të kthehemi në qesharakë, dhe nëse kufijtë janë shumë të ngushtë si një fustan që na rri ngjitur dhe na merr frymën atëherë duhet ta shikojmë me prioritet për ta ndryshuar gradualisht këtë.

 

  1. Sfido rregullat

 

Kush tha se ti nuk mund të bësh diçka ndryshe? Shpeshherë jemi në ndikimin e rregullave dhe normave fikse (jo domosdoshmërisht të mira) që i kemi asimiluar gjatë periudhës së edukimit.

“Rebelët” e vërtetë  dinë si të arrijnë  aty ku ata synojnë. Nëse femrat nuk do të kishin luftuar rreth 100-150 vjet më parë, ato nuk do të gëzonim sot të drejtën e votës, të udhëtimit nëpër botë, të veshurit me pantallona, apo lyerit të buzëve!

Askush nuk e di se si do të dukemi pas 50 vitesh, por një gjë është e sigurtë se rebelët e ditëve të sotme do ti japin një formë tjetër botës. Ju duhet vetëm të vendosni!

 

7 mënyra si të jesh “rebele 2
  1. Eksperimento me pamjen

 

Dëshiron të mos sillesh më si “vajzë e mire”, por nuk di nga t’ja fillosh? Eksperimento me gjërat e dukshme. Ti nuk duhet domosdoshmërisht të lyesh flokët ngjyrë viollcë apo të aplikosh makiazh të rënduar, por provo ti bësh gjërat ndryshe.

Ti mund të eksperimentosh me jetën, veshjet apo aromat.

Provo aromën e re të Far Away Rebel dhe shijo notat e saj që të mbushin me energji, të përmirësojnë ndjesitë tuaja dhe i bën të tjerët të ndryshojnë dhe të krijojnë perceptime të ndryshme.

Ky mund të jetë hapi i parë drejt ndryshimit!

 

  1. Mbro mendimin tënd

 

Mos u frikso, nëse ndjen se të tjerët të imponojnë mënyrën e të menduarit duke cënuar kufijtë, kthehu në pikën fillestare.

 

7 mënyra si të jesh “rebele 3
  1. Mos plotëso dëshirat e të gjithëve

 

Me keqardhje, shumë femra ndjejnë presionin e të bërit të lumtur të gjithësejcilit që ka përreth. Ato duan të jenë perfekte në punë, bashkëshorte dhe shtëpiake ideale, nënat më të mira, dhe mbi të gjitha synojnë të gjejnë  kohë për tu marrë me veten dhe të pushojnë siç duhet.

Ndonjëherë pritshmëritë janë të larta, dhe për të gjetur pak kohë për tu marrë me veten ato duhet të delegojnë disa detyra.

Asgjë nuk do të ndodhë nëse familja do të hajë pizza 1 herë në javë, apo ushqim të konservuar. Nuk është fundi i botës nëse nuk do të respektosh një “deadline”, ose nëse burri do të hekurosë vetë këmishën e tij një herë të vetme. Kujdesu për veten, sepse nëse ti nuk do ta bësh, ti nuk do të kesh mundësi për tu kujdesur për të tjerët.

 

  1. Gëzohu!

 

Të jesh rebel kërkon të ndryshosh botën, edhe pse bota që na rrethon është e vogël.

Duke vendosur kufij, duke thënë “jo”, duke mbrojtur mendimin tënd, si dhe duke zhvilluar tek vetja një egoizëm të shëndetshëm, ne do të ndryshojmë jo vetëm jetët tona, por do të krijojmë mjedisin ku secili do të mund të shprehë vetveten.

Ia vlen ta bësh, sepse e bën botën një vend miqësor: dhe jo vetëm për ty por për të gjitha femrat dhe meshkujt e gjeneratës që do të vijnë pas.