Shqipëri
    |         |    
7 safe tanning tips c11 - AVON Albania

7 keshilla per nxirjen e trupit qe duhet t’i dini para se te shkoni me pushime!!

Ështe e veshtire te imagjinosh pushimet e veres pa perfituar pak nga rrezet e diellit. Plazh, shetitje ne bregun e detit, shetitje me biciklete, ose ngjitje ne mal: cilido qoftë destinacioni yt eshte e sigurt qe do te ekspozohesh ne diell. Si te nxihemi te sigurt ne diell dhe te evitojme djegien e lekures?

Te gjithe te apasionuarit pas nxirjes se forte te diellit duhet te kujtojne se pervec aspektit estetik ne duhet te kujdesimi per shendetin tone dhe kushtet e lekures. Ekspozimi per nje kohe te gjate ne diell nuk eshte nje ide e rekomandueshme, sepse edhe nese nuk ka asnje demtim kete vit, ne vitet qe do te vijne efektet e tij do te ndjehen mbi lekure.

7 faktet qe duhet te dish per nje banjo dielli te sigurt 1

Çfare duhet te dini per nxirjen e lekures nga dielli?

Nxirja e lekures, ashtu si edhe efektet negative qe lidhen me te dhe qe shfaqen ne lekuren tone, vijne si rezultat i rrezeve UVA dhe UVB. Per nje lekure si ‘’te puthur nga dielli’’, per te cilen ne perpiqemi kaq shume, procesi eshte shume kompleks. Rrezet UVA depertojne jo vetem ne epiderme, por gjithashtu edhe ne shtresat e tjera poshte saj. Rrezet UVA ndikojne ne plakjen e lekures dhe zhvillimin e fotodermatozes (irritimit, akneve). Fatkeqesisht, me banjot e diellit ne mund ti shkaktojme lekures probleme te renda dermatologjike. Edhe nese ky nuk do te ishte rasti, duhet te kujtojme se koha e gjate e kaluar ne diell mund te shkaktoje varje te lekures, nxit plakjen e parakoheshme dhe shfaqjen e me shume rrudhave ne lekure. Siç tregohet edhe nga disa studime kanceri ne lekure, veçanerisht melanoma, eshte nje problem serioz i lidhur ngushte me ekspozimin e gjate ne diell.

Banjo dielli e sigurt: mos e harro!

  1. Fito nxirje graduale dhe te kujdesshme te lekures

Banjot e para te diellit dhe ekspozimi ndaj rrezeve UVA/UVB duhet te jete gradual dhe ne mase te konsiderueshme. Nese rri ulur ne zyre per nje kohe te gjate dhe zakonisht nuk ke shume kohe te dalesh ne diell, mos hezito te kalosh pushimet verore duke bere banjo dielli. Nese deshiron te nxihesh, rrit gradualisht kohen qe shpenzon ne diell.

  1. Perdor kremrat me faktor mbrojtes!

Nje keshille e tille duket e tepert, por nuk mund ta imagjinoni sa njerez nuk e ndjekin kete sugjerim. Kremrat mbrojtes nga dielli sigurojne nxirje te sigurt dhe na lejojne te zgjasin kohen qe mund te kalojme ne diell duke evituar efektet negative. Çfare eshte me e rendesishme- mbrojtja nga dielli duhet te jete e perditshme, jo vetem ne plazh. Nuk eshte shqetesuese nese kalojme disa minuta jashte ne diell, por nese planifikoni shetitje te gjata, te beni sport, te beni nje shetitje me biçiklete ose te luani me femijen tuaj ne kendin e lojrave, duhet patjeter te kujdeseni per lekuren duke perdorur nje krem kundra diellit!

7 faktet qe duhet te dish per nje banjo dielli te sigurt 2
  1. Zgjidh faktorin e duhur mbrojtes dhe perdor disa here produktin mbrojtjes nga dielli!

Faktor shume i ulet mbrojtes = kujdes jo i duhur! Nje banjo dielli nuk eshte e sigurt per lekuren me filter mbrojtes nen 10 SPF. Personat me lekure te zbehte duhet te fillojne ekspozimin ne diell me faktor mbrojtes SPF 30, ndersa personat me lekure te ndjeshme ndaj diellit, dhe veçanerisht femijet duhet te perdorin faktorin SFP 50. Mos harroni riaplikimi i kremit mbrojtes duhet te behet sa here dilni nga deti ose pishina!

  1. Evitoni banjot e diellit midis orëve 11:00 - 15:00 veçanerisht ne zonat ku dielli eshte shume i fuqishem gjate ketyre oreve!

Kjo keshille eshte e vlefshme veçanerisht per zonat si Turqi, Tunizi, Egjipt, por gjithashtu Greqi, Spanje dhe Itali. Gjate ketyre orareve eshte me mire qendrimi ne hije.

  1. Evitoni djegien e lekures nga dielli!

Djegia nga dielli eshte nje problem serioz per lekuren: ky eshte nje nder problemet ende me kryesore gjate ekspozimit ne diell. Studimet tregojne se djegia e lekures nga dielli kur je femije, maksimumi deri ne 3 here, nxit shfaqjen ose zhvillimin e kancerit ne lekure (veçanerisht melanoma) ne te ardhmen!

  1. Mbro syte dhe zonat e ndjeshme të lekures

Rrezet e diellit ndikojne dhe verpojne tek syte, floket, dhe mund te shkaktojne djegien e lekures nga dielli. Kur beni banjo dielli mos harroni te mbani syze dielli, mbroni koken nga nxehtesia e diellit (nje kapele e thejshte do te ishte praktike) dhe mos harroni riaplikimin e kremit mbrojtes ne fytyre, qafe, krahe dhe veshe.

  1. Kontrollo lekuren pas pushimeve verore

Sigurohu te besh nje kontroll te lekures pas kthimit nga pushimet, keshillohet periudha e vjeshtes. Nese vini re ndonje shenje te re ose njolla qe shfaqen ne trup, eshte mire te konsultoheni me mjekun!